Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandali i mbetjeve toksike në Elbasan, largohet administratorja e Albchrome, drejtimin e merr turku Selim ... Gjirokastër, arrestohet 32-vjeçari që transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët
SOCIALE

Ankohen të huajt: Jo të gjithë ata që vijnë në Shqipëri gjejnë “tokën e premtuar”

P
Piranjat 7 April 2026, 17:36 · 3 min lexim
Ankohen të huajt: Jo të gjithë ata që vijnë në

Nga një vend që për dekada ka qenë burim emigracioni, sot Shqipëria po shndërrohet në “tokën e premtuar” për shumë individë, kryesisht nga vende të “botës së tretë”. Megjithatë, jo të gjithë ata që vijnë në Shqipëri “gjejnë parajsën”. Përkundrazi, nga viti në vit po rritet numri i atyre që ankohen si për diskriminim, ashtu edhe për abuzim.


“Gjatë vitit 2025, Komisioneri ka trajtuar 11 ankesa dhe 1 ex-officio me subjekte ankues shtetas të huaj, ku është shprehur me vendim për 6 prej tyre, ndërsa për 5 ankesa dhe 1 çështje ex-officio, vijojnë procedurat e shqyrtimit të tyre. Statistikat tregojnë se 9.1% e ankuesve janë shtetas migrantë brenda vendit, që i drejtohen qyteteve më të mëdha si Tirana e Durrësi.”

Arsimi është një nga sukseset më të mëdha të një shteti social. Ai që dikur ka qenë privilegj i një pakice, është bërë tanimë një e drejtë dhe mundësi për pothuajse të gjithë. Kjo në teori, pasi në praktikë jo gjithçka zbatohet siç duhet.

“Trajtimi diskriminues i një fëmije nga ana e mësuesve për shkak të pamjes së jashtme dhe identitetit gjinor të supozuar prej tyre; mos ekuivalentimi i programit mësimor nga ana e Ministrisë së Arsimit.”

Diskriminimi racor dhe ai fetar janë drejtimet e tjera për të cilat të huajt që jetojnë në Shqipëri kanë shprehur ankesat e tyre. Ndërkohë, konfliktin në vendet e tyre, rusë e ukrainas e kanë sjellë edhe në Tiranë. Këtu jo me armë, por me anë të diskriminimit.

“Trajtimi diskriminues nga ana e punëdhënësit për shkak të fesë apo edhe racës, gjatë marrëdhënieve të punësimit, duke mos marrë pagën që i takon; është mashtruar nga një menaxher futbolli duke i premtuar nënshkrimin e kontratave me të në ekipe futbolli, për shkak të racës; mohimi i shërbimit nga një qendër estetike, e cila është nën administrimin e shtetaseve ruse në Shqipëri, për një shtetase ukrainase.”

Të dhënat e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi (printscreen) tregojnë se nga 11 ankesat, 7 janë depozituar nga gra, 3 nga burra dhe 1 nga një grup personash. Për 6 rastet ku është marrë vendim, Komisioneri ka konstatuar diskriminim në 1 rast, ka ndërprerë hetimin në 1 tjetër pasi është arritur efektiviteti i masës, ndërsa 4 raste janë mbyllur me mospranim.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.