Apel për ndihmë: Vogëlushja Meilin në intubim që prej lindjes, shpresa e vetme trajtimi jashtë vendit

Një apel për ndihmë ka mbërritur në redaksinë tonë për vogëlushen Meilin, vetëm 1 muajshe, e cila prej lindjes po lufton për jetën.
Foshnja ndodhet prej një muaji në intubim në Tiranë, ndërsa mjekët kanë dhënë si shpresë të vetme dërgimin e saj urgjent për trajtim të specializuar në Romë.
Familja nuk ka mundësi financiare për të përballuar shpenzimet.
Ju mund të kontriboni për Meilin duke klikuar në linkun e mëposhtëm
Mesazhi
Mirëmbrëma! Po ju shkruaj si shpresë e fundit për rastin e vogëlushes Meilin vetem 1 muajshe që ka nevoje urgjente për ta nisur në itali!
Jam familjare e të voglës dhe Mei u operua që ditën kur lindi sepse nuk kishte të lidhur ezofagun me stomakun dhe sot bën 1 muaj në intubim në Tiranë, mjekët i kanë dhënë të vetmen shpresë dërgimin në Romë, duke ditur fuqinë tuaj, ju lutem me dorë në zemër ta shpërndani si rast pasi ne po bëjmë të pamundurën me çdo njeri të afërm apo jo por shuma është pak e lartë dhe prindërit nuk e përballojnë dot pasi duhet nisur me ndihmë spitalore!
Lexo edhe
SOCIALE
Banorët e një lagjeje në Gjirokastër dy ditë pa energji elektrike (VIDEO)

BIRN: Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë evakuime dhe pakënaqësi në Shqipëri

Lumi Vjosë rrezikon të dalë nga shtrati, banesat në rrezik! 13 familje të evakuara

Shembet skarpata në hyrje të tunelit, mbyllet totalisht rruga Qukës-Qafë Plloçë (VIDEO)

Denoncimi nga Kurbini: Ku shkuan 230 mln lekët e buxhetit të parashikuara për kullimet?!





