Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandali i mbetjeve toksike në Elbasan, largohet administratorja e Albchrome, drejtimin e merr turku Selim ... Gjirokastër, arrestohet 32-vjeçari që transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët
SOCIALE

Arrin deri 60% reduktimi i autobusëve në rrethe, paralajmërim deri në pezullim të shërbimit

P
Piranjat15 April 2026, 21:20 · 4 min lexim
Arrin deri 60% reduktimi i autobusëve në rrethe, paralajmërim

Përveç kryeqytetit, reduktimi i transportit publik ka vijuar ditën e sotme edhe në rrethe.

Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban Dashnor Memaj tha për Monitor se sot numri i autobusëve në rrethet kryesore ku funksion transporti publik urban dhe interurban ka arritur deri në 60%.

Konkretisht sipas tij, në qytetin e Durrësit numri i autobusëve që ofrojnë shërbimin publik është reduktuar me 50%, në qytetin e Vlorës me 60%, në Berat me 60%, në Lushnjë me 50% dhe në Peshkopi me 40%.

Për sa i përket shërbimit të transportit ndërqytetas nëpërmjet linjave të furgonëve Memaj thotë se vijojnë me orare të reduktuara. Sipas tij ky shërbim prej kohësh gjendet në situatë të vështirë financiare nga rënia e numrit të pasagjerëve, një dukuri që është theksuar ndjeshëm pas pandemisë së Covid-19. Numri i pasagjerëve ndër vite është ulur deri 50%.

Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban Memaj thekson se shtrenjtimi i çmimit të naftës vështirosi edhe më tepër vijueshmërinë e shërbimit për rrethet. Ai thotë se shumë prej operatorëve në rrethe gjenden në presionin e pezullimit të shërbimit, deri në reagimin e institucioneve shtetërore për dhënie të kompensimit të naftës.

“Operatorët jo vetëm në rrethe, por edhe në Tiranë e kanë të vështirë të vijojnë normalisht shërbimin pa kompensim nga shteti, teksa çmimi i naftës është shtrenjtuar ndërsa numri i udhëtarëve ka rënë deri në 50%”, pohoi Memaj.

Sakaq që në orët e para të mëngjesit, pothuajse në të gjithë vendin është bllokuar lëvizja e qytetarëve me transportin publik.

Në Tiranë, në orët e para të mëngjesit, nga rreth 200 autobusë për afro 50 linja transporti, kanë operuar vetëm 115 prej tyre. Mungesa e mjeteve të transportit publik krijoi radhë të gjata dhe pritja në stacione, ku sipas qytetarëve sot koha e pritjes për të marrë këtë shërbim, ka qenë dyfish më e gjatë. Në rrethe sipas shoqatave të Transportit Publik, sot numri i mjeteve të reduktuara ka arritur deri në 60%.

Në total, në të gjithë vendin funksionojnë rreth 450 linja të rregullta të transportit publik, një shërbim që ofrohet nga 250 operatorë.

Si Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban kanë dërguar disa letra ministrisë së Ekonomisë, ministrisë së Financave dhe Bashkive për vështirësitë financiare të krijuara pas shtrenjtimit të naftës.

Prej tyre edhe në takimin e zhvilluar më 1 Prill me ministren e Ekonomisë është kërkuar të zbatohet skema e ngjashme e vitit 2022, ku për shkak të krizës së çmimeve operatorët u kompensuan 6 muaj për naftën me 100 lekë për litër.

Në mungesë të reagimit të institucione për dhënie të kompensimit, operatorët zyrtarisht i kanë “duart të lidhuara” për rritjen e çmimit të biletës, me qëllim zbutjen e kostove nga shtrenjtimi i naftës. Si për transportin publik në Tiranë dhe në rrethe çmimet e biletës miratohen me udhëzim qeverie.

Por qytetarët pohojnë se në rrethe që pas nisjes së luftës disa operatorë kanë nisur të aplikojnë çmime deri 20% më të lartë. (Monitor)

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.