Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Banorët e Moravës, dhjetëra herë të përmbytur, asnjëherë të dëmshpërblyer: Na duan vetëm kur ka zgjedhje... Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h...
SOCIALE

Asistoi në lindjen e katërnjakëve, flet mjeku: Shtatzëni me risk të lartë, nëna s'pranoi heqjen e dy bebeve

P
Piranjat29 October 2025, 21:22 · 3 min lexim
Asistoi në lindjen e katërnjakëve, flet mjeku: Shtatzëni me

Disa ditë më parë një lajm i bukur erdhi nga spitali Universitar Obstetrik–Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, Tiranë ku një nënë solli në jetë katërnajkë. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe gjinëkologu Nderim Horeshka, i cili ishte mjeku që ndoqi nga afër rastin e katërnjakëve.

Në Facebook, Horeshka shkruan se ishte një shtatëzani me rrezik të lartë dhe bën me dije se katërnjakët kanë lindur parakohe në datë 8 gusht.

Postimi i plotë:

Sot ishte nje dite pune e lodhshme per mua me nje operacion te veshtire. Por sot qe edhe nje dite teper e vecante. Nje cift i mrekullueshem Roza dhe Aldo me bene nje surprize ,qe me hoqen lodhjen e operacionit. Ato jane prinder te katernjakeve te lindur ne Spitalin tone me 8 Gusht. Qe lindje parakohe.

Qe nje shtatzani me rrezik te larte.Qe kur u diagnostikua ne fillim te shtatzanise ,qe ishte katernjake patem nje bashkebisedim teper te gjate duke u sqaruar,rreziqet dhe komplikacionet e mundeshme di per Nenen ashtu edhe per bebet. U kishin propozuar dhe feto reduction (nderprerje ne barkun e nenes te zhvillimit te dy nga bebeve).Roza  e kishte refuzuar kete nderhyrje dhe vedosi vazhdimin e shtatzanise ,duke marre rrezikun teper te larte per vete  dhe bebet.Doktor ti si me thua ?

I thashe ,qe une jam ne parim kundra Abortit.Por vendimarrja eshte e juaja.Me thote Dr.Nderimi kemi vendosur ti mbajme te kater bebet,zoti mi dhuroj   e shpresoj te me ndihmoje t’i lind e t’i rris. Dua qe shtatzanine t’a ndjek me ju. Qe nje sfide dhe per mua ,sepse eshte shtatzani me rrisk. Roza u hospitalizua qe 21-22 javeshe ne SUOGJ ”Koco Gliozheni “ dhe deri me sot. Sot Roza dhe Aldo dolen duar plot fhe teper te lumtur me 4-foshnjat e tyre ,3 djem dhe nje vajze.Ato nuk dolen nga spitali me priten 2.5 ore sa mbarova operacionin,per te me pershendetur dhe falenderuar me shume mirenjohje per punen e bere.

U mrekullova nga fjalet e ndjera dhe teper prekese jovetem per mua ,por per gjithe stafin e spitalit tone. Vertet eshte nje histori suksesi profesional ,ku kontribuan te gjithe mjeket e spitalit ,ekipet e rojeve qe e kane ndjekur me vemendje cdo nate.

Stafi  i pathologjise barres,ne vecanti DrJonida Dautllari qe ishte mjeke e dhomes e qe konsultoheshim cdo dite per gjendjen, ecurine , mjekimin etj. Nje merite e vecante ekipi qe asistoi lindjen me operacion,Dr.Anika Dokle,DrFlori Llabani,Dr Kela. Por ,nje merite dhe vleresim teper te vecante merr stafi i Neonatologjise,mjeket dhe infermieret qe jane perkujdesur maksimalisht qe nga lindja e deri  sot.

Profesioni yne teper i veshtire ,plot stres,ankth,edhe here here pasiguri ,qe lidhen me ate qe mjekesia nuk shkence ekzakte dhe vleresimet e parashikimet jo gjithmone jane te sakte.Por ,ky profesion teper i bukur,te fal emocione kaq pozitive qe vetem ne kemi fatin t’i perjetojme,gezim e lumturi te papershkruar me fjale ,lindja e jetes!Behemi pjese e gezimit ,lumturise te atyre qe behen prinder.

I ndajme bashke keto momente gezimi teper te vecanta . Faleminderit qytetareve te Tiranes dhe gjithe Shqiperise ,qe na besojne jetet e femijeve dhe grave ,nenave e motrave te tyre. Po  ndaj me ju foto,me lejen paraprake te ciftit Roza dhe Aldo.

Ekografi te fillimit shtatzanise,ecurise dhe fotot e sotme ,qe do te jene te paharruara per mua! Ju uroj :Jete te gjate ,shendet e fat te kater femijeve te Rozes dhe Aldos.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.