Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Banorët denoncojnë gjendjen skandaloze të rrugës Zall Herr–Babrroi: 30 familje kalojmë çdo ditë në mes të baltës dhe gropave

P
Piranjat12 February 2026, 20:44 · 1 min lexim
Banorët denoncojnë gjendjen skandaloze të rrugës Zall

Në redaksinë e Piranjat.news ka mbërritur një denoncim nga banorët e zonës së "Zall Herrit" lidhur me gjendjen alarmante të rrugës që lidh këtë zonë me Babrroin.

Sipas qytetarëve, rreth 30 familje e përdorin çdo ditë këtë segment rrugor, i cili është kthyer në një burim të vazhdueshëm problemesh dhe rreziku. Ata shprehen se rruga është e mbushur me gropa, baltë dhe dëmtime të shumta, duke e bërë thuajse të pakalueshme, veçanërisht në ditët me shi.

“30 familje kalojmë me këtë rrugë çdo ditë. Është bërë e pakalueshme. Makinat dëmtohen, fëmijët e kanë të vështirë të shkojnë në shkollë dhe askush nuk do t’ia dijë,” shprehen banorët në denoncimin e tyre.

Sipas tyre, pavarësisht ankesave të vazhdueshme, deri më tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje konkrete nga autoritetet përkatëse për rikonstruksionin apo mirëmbajtjen e rrugës.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga Bashkia dhe institucionet përgjegjëse, pasi situata po ndikon drejtpërdrejt në  jetën e komunitetit./Piranjat.news

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.