Banorët e 3 fshatrave në Kuçovë pa rrugë e urë, në dimër kalojnë mbi dërrasa

Banorët e tre fshatrave: Bardhaj, Pashtraj dhe Velagosht në ish-komunën Lumas, në bashkinë e Kuçovës, janë prej vitesh të izoluar me qendrën e ish/komunës dhe me qytetin.
Mungesa e një ure që lidh këto tre fshatra me rrugën nacionale ua ka vështirësuar jetën banorëve. Për këtë,ata duhet të kalojnë me automjetet e tyre në mes të lumit, gjë që bëhet e rrezikshme në dimër. Ndërsa këmbësorët përdorin një urë mbi lumë, me kavo çeliku dhe dërrasa të kalbura.
Mbi këtë urë kalojnë çdo ditë edhe fëmijët e arsimit 9-vjeçar,të cilët e kanë shkollën në fshatin Lumas.
Banorët shprehen se kjo gjendje e rënduar vijon prej shumë vitesh dhe pavarësisht se janë ankuar në Bashkinë Kuçovë askush nuk ka vënë dorë për të ndërhyrë me investime në këtë zonë. Ata shprehen se rruga e fshatrave dhe ura ju është premtuar në çdo fushatë elektorale dhe ka ngelur vetëm premtim.
Banorët shprehen se kjo urë është rrezik permanent për ta dhe fëmijët,ndërkohë që- siç pohojnë vetë ata- në rastet e vdekjeve bëhet mjaft i vështirë transportimi i të ndjerit drejt varrezave të fshatit.
Fshatrat Pashtraj, Bardhaj dhe Velagosht burim kryesor ekonomik kanë bujqësinë,ndaj mungesa e urës ua vështirëson edhe dërgimin e prodhimeve në treg dhe u rrit njëkohësisht edhe kostot.
Lexo edhe
SOCIALE
Banorët e prekur nga projekti TID në Durrës i kthejnë sytë nga gjykata

Ekonomia e ndikimit, si të rinjtë shqiptarë duan të pasurohen brenda natës

Qeveria miraton vendimin e ri. Sa do të jetë paga bazë nga 1 janari

Afera “Bankers”/ Zhvatësit e nëntokës largohen nga Shqipëria, xhiruan miliona € dhe s’paguajnë punëtorët

Zgjidhet drejtorja e re e përgjithshme e INSTAT-it

Nga deti në divan – Vlonjati kap peshkaqenin dhe e çon në shtëpi

400 milionë euro për Tiranën – Bashkia që sfidon ministritë, por me rrugë që hapen tre herë në vit

5 persona përfundojnë në spital/ Qentë endacakë bëjnë kërdinë në Klos,





