Banorët e Luzit bllokojnë rrugën: Do e përshkallëzojmë nëse s’ka zgjidhje

Banorët e Luzit në Fushë-Krujë kanë dalë për të disatën herë në protestë për rrugën e fshatit të tyre, që jo vetëm është e shkatërruar, por shkakton ndotje dhe rrezikon jetët e tyre për shkak të kamionëve.
Edhe pse ditën e djeshme Policia e Krujës i procedoi disa protestues për shkak të organizimit të protestës pa leje, ata nuk janë tërhequr as nga kërkesa dhe as nga tubimi. Protestuesit vijojnë të kërkojnë rrugën dhe thonë se nuk do ndalen, por do i vazhdojnë protestat deri sa të bëhet rruga.
Në protestën e tyre ata kanë edhe mbështetjen e ish-kandidatit për deputet të opozitës, Aulon Kalaja.
“Kemi dalë për rrugën, asnjë lloj reagimi, nuk ka shpresë, hera e pestë që dalim dhe s’kemi marrë përgjigje. Ne do vazhdojmë protestën, nuk ndalemi derisa ta zgjidhim këtë punë”, shprehet një prej banorëve të fshatit Luz.
Banorët akuzuan autoritetet vendore dhe Bashkinë, duke e lënë rrugën në shkatërrim, sikurse në vitin 1964.
“Kam dalë për rrugën. Unë kërkoj rrugën e Luzit, është bërë si në vitin 1964 kjo rrugë dhe në 1975. E di unë se çfarë ka bërë Tur (Artur) Bushi (kryebashkiaku i Krujës), ndaj nuk vijnë këtu”, u shpreh një tjetër banor i indinjuar.
Lexo edhe
SOCIALE
Proshuta dhe salsiçet përbëjnë alarm shëndetësor/ OBSH: Konsumi ditor i 50 gramëve mish të përpunuar rrit rrezikun e kancerit

Temperatura e lartë te fëmijët, mjekja pediatre: Dushi nuk ndihmon! Ja si duhet të veproni

4 Shkurti, Dita Botërore e luftës kundër kancerit

Qiratë jashtë kontrollit, kur paga mbaron para muajit

“Rrugët për Fëmijët”, premtimi i pa mbajtur i Bashkisë Tiranë kthehen në parkim makinash

Matura Shtetërore 2026/ Nis plotësimi i formularit A1

Jo vetëm apartamentet, edhe qiratë po bëhen të papërballueshme për vendasit e familjet e reja

Qytetet ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, nuk është Tirana





