Banorët e Thumanës në protestë, bllokojnë nënkalimin e autostradës Thumanë–Kashar

Banorët e fshatrave të Njësisë Administrative Thumanë protestuan sot për të tretën herë radhazi pranë nënkalimit të autostradës Thumanë–Kashar, duke bllokuar qarkullimin për rreth një orë.
Shkak i protestës është gjendja e rënduar e rrugës së Gramzës, e cila është dëmtuar nga automjetet që devijojnë nga autostrada, si dhe mosinteresi i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe Bashkisë Krujë për investime dhe rikonstruksion të saj.
Rruga prej rreth 500 metrash është thelbësore për banorët e zonës, por prej kohësh është lënë jashtë vëmendjes së institucioneve.
Banorët apeluan për investime të menjëhershme në rrugët e dëmtuara të Krujës, një nga zonat më pak të investuara, ku mungesa e infrastrukturës po rëndon jetën e përditshme të komuniteteve rurale.
Lexo edhe
SOCIALE
Kosova kthen në kufi 1080 litra vaj ulliri me origjinë nga Lushnja

Pas rrugës fshatrat e Elbasanit dhe Librazhdit, do mbeten edhe pa energji

Mbi 60% e të rriturve në Shqipëri janë mbipeshë ose obezë

"S’ka shtet, por hajdutë"/ Banorët e Rrjollit sërish në protestë, grushte dhe përplasje me policinë: Këtu duhet ardhur me pushkë

Për herë të parë në 6 vjet, turizmi e ka nisur në rënie vitin

Prishja e rrugëve në Librazhd/ Eksperti: Mungesa e studimeve dhe gërmimi në lumë, përshpejtuan shembjen e rrugës

“Po vdesim për bukë”, apeli i nënës me tre fëmijë: Më ndihmoni të gjej punë

Berisha publikon denoncimin: Kompania mori zhavorr në lumë dhe shembi rrugën Dragoshtunë-Përrenjas





