Banorja nga Cërriku denoncon fqinjin: Mban 60 dele në mes të lagjes, po na hanë pleshtat dhe mizat

Një banore nga Cërriku thotë se është në hall nga fqinji i saj, pasi mban rreth 60 kokë dele dhe dhi në afërsi të banesës, duke u kthyer në shqetësim të vazhdueshëm për të.
Sipas denoncimit në PiranjatNews, banorja shprehet se ka dy vite që ankohet në Bashkinë e Cërrikut dhe nuk ka marrë asnjë lloj zgjidhje për problemin e vazhdueshëm.
Sipas denoncimit, jo vetëm që nuk qëndron dot jashtë për shkak të erës të pakëndshme, por pleshtat dhe mizat janë kthyer në shqetësim për të, veçanërisht gjatë periudhës së verës.
Denoncimi:
Pershendetje! Dua te bej ne ankes se bashkia e cerrikut nuk merr masa kam komshiun qe ka dele dhe dhi po ka mbi 50 60 kok nuk mundem me se kam dy vjet me ankesa ne bashki dhe nuk ja heqin apo te gjejne nje zgjidhje ka shum ere mizat shuma gjat nates nuk rri dot as ne shtepi time po mbytemi nga ilaci mizave dhe insekteve te vogla si plesha te dhive kruhemi vjet ne Behar u kruar te gjith si shpi nga kruajtjet deri sa na than mos kishim zjeeben u bem gjak nga trupi duke u kruajtur nga mizat nuk pi dot kafen apo te hajme buk si cduhet se kemi mizat dhe eren e keqe plus bajgat ke kakardhit qe mbushin rrugen jash duke i shkelur e fshir per dit ju lutem merruni me kete ceshtje ta zgjidhim se po vjen vapa nuk hap dot dritaret dhe dyer gjith dimrin i mbajta mbyllur dhe shpia eshte ber lageshti gjithandej i kam as 5 metra nga dritaret dhe 10 metra nga dera shpis jemi ngjitur /PiranjatNews
Lexo edhe
SOCIALE
Ekonomia nuk bëhet as me referenca, as me borde

VIDEO/ Lumi Drin në fshatin Muhurr gërryhet pa kriter, marrja e inerteve rrezikon shembjen e urës

Komisioneri kundër Diskriminimit: Gjuha e urrejtjes online amplifikohet nga politika dhe mediat

Kthjellime e vranësira...parashikimi i motit për sot, e shtunë 11 prill

Uji “i pijshëm” vetëm në dokumente

Raporti: Institucionet administrative sigurojnë nivel të ulët të mbrojtjes së mjedisit

Fermerët e Jagodinës përballen me ulje çmimesh dhe mungesë tregu, rrezikohet prodhimi i kungullit

Bashkia e Korçës godet tregtarët u heq mallin nga fasada e dyqaneve





