Bashkia e Korçës godet tregtarët u heq mallin nga fasada e dyqaneve

Në prag të festës së Pashkës, kur tregtarët kanë një rritje të shitjeve janë përballur me bashkinë e Korçës e cila u ka kërkuar te heqin nga fasadat e tyre mallin e ekspozuar. Tregtarët shprehen se nuk kanë pasur asnjë njoftim paraprak për këtë vendim të bashkisë, teksa deklarojnë se kjo situatë kur çmimet janë rritur dhe blerjet janë ulur, po i çon drejt falimentimit
Rreth 50 biznese të veshjeve në zonën e tregut maqedonas në Korçë kanë kundërshtuar ndërhyrjen e bashkise që u kërkon të heqin menjëherë mallrat e ekspozuara jashtë dhe çdo element të vendosur në fasadat e dyqaneve. Sipas tregtarëve, ndërhyrja është bërë pa asnjë njoftim paraprak apo dokument zyrtar, si dhe pa një afat të qartë për zbatimin e kërkesave. Ata e konsiderojnë situatën të vështirë, veçanërisht në prag të festës së Pashkës, një periudhë që zakonisht shoqërohet me rritje të shitjeve.
Tregtarët paralajmërojnë se mosrespektimi i urdhrit mund të sjellë gjoba, çka i vendos përballë një presioni të shtuar financiar. Në këto kushte, një pjesë e tyre shprehen se rrezikojnë të mbyllin aktivitetin, ndërsa të tjerë e shohin si të vetmen zgjidhje largimin nga vendi për shkak të mungesës së alternativave të punësimit.
Deri më tani, nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet përgjegjëse lidhur me këtë aksion dhe pretendimet e ngritura nga bizneset ndërsa bizneset kanë shkuar pranë këtij institucioni për të diskutuar.
Lexo edhe
SOCIALE
Nafta e vendburimit të Drenovës ndot Vjosën, banorët e Selishtës: Po na thahen ullinjtë

'Me këto pensione nuk e përballojmë dot muajin''/ Qytetarët fierak: Mbështesim protestën e opozitës në 17 prill

Frikë nga virusi/ Fidanë kumbullash nga Shqipëria në SHBA, qeni ‘kap mat’ shqiptarin në aeroport

Raporti: Qeveria 'mbyti' qytetarët me ilaçe të skaduara, shkeljet e rënda me barnat spitalore

Nga qershori, shtesa në pagë për mjekët dhe infermierët e urgjencës

'Shumë toka djerr!' Fermeri: Plehu kushton 1 milion lekë, do e mbjell misrin pa të, na mbyti importi!

Krimet mjedisore në Shqipëri pa ndëshkim/ Raporti: Procedimet mbyllen pa ndjekje efektive

Domatja që po na kushton sa ‘floriri’





