Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Banorët e Moravës, dhjetëra herë të përmbytur, asnjëherë të dëmshpërblyer: Na duan vetëm kur ka zgjedhje... Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h...
SOCIALE

Bashkitë realizojnë vetëm 22% të investimeve, rrezikohet “djegia” e fondeve

P
Piranjat31 October 2025, 10:07 · 3 min lexim
Bashkitë realizojnë vetëm 22% të investimeve, rrezikohet

Shqipëria dhe zonat rurale të vendit kanë nevoja të mëdha të paplotësuara me infrastrukturë. Në pjesën më të madhe të njësive administrative nuk ka rrugë me asfalt që i lidhin me akset nacionale, rrjetet e energjisë elektrike janë të dobëta dhe furnizimi me ujë është i mangët.

Pavarësisht nevojave të mëdha, pushteti vendor në vendin tonë nuk mund të realizojë edhe ato pak fonde në dispozicion që ka për investime.

Ministria e Financave raportoi se në fund të 8-mujorit, 61 bashkitë e vendit kishin realizuar vetëm 21.8% të planit të investimeve. Nga 49.8 miliardë të planifikuara këtë vit, janë realizuar vetëm 10.8 miliardë lekë gjatë janar–gushtit, vetëm katër muaj para përfundimit të vitit.

Bashkia e Tiranës ka ecurinë më të dobët, edhe për shkak të madhësisë së buxhetit. Për vitin 2025, buxheti i investimeve për bashkinë e kryeqytetit është 19.9 miliardë lekë, ose 40% e fondit total, por deri në fund të 8-mujorit janë shpenzuar vetëm 16.6% e fondeve të planifikuara.

Kjo normë e ulët realizimi është një tregues i dobësive të strukturave të pushtetit vendor, duke bërë që pjesa më e madhe e fondeve të destinuara për rrugë lokale, ujësjellës, ndriçim publik dhe projekte mjedisore të mbetet ende e pashpenzuar.

Realizim shumë të dobët kishte edhe bashkia e Durrësit. Me zhvillimin e vrullshëm të turizmit, kjo bashki ka më shumë nevoja për investime në infrastrukturë rrugore, mjedis, ujë dhe energji. Buxheti për investimet në bashkinë e Durrësit është 3.7 miliardë lekë këtë vit, por deri në fund të gushtit janë shpenzuar vetëm 924 milionë lekë, ose vetëm 25% e planit vjetor.

Në rang vendi, investimi më i madh bashkiak në 8 muajt e 2025 është ndërtimi i terminalit verior të transportit në Tiranë me një shumë prej 324 milionë lekësh ose 3.2 milionë euro, dhe rindërtimi i banesave individuale, po në Tiranë, me 278 milionë lekë ose 2.7 milionë euro.

Nga bashkitë me qendër qarku, realizimin më të mirë e ka Bashkia e Kukësit me 80% të planit vjetor, ndërsa realizimin më të dobët e ka bashkia e Vlorës me vetëm 10%.

Përvoja e viteve të kaluara tregon se bashkitë tentojnë të përqendrojnë zbatimin e projekteve në muajt e fundit të vitit, duke rritur rrezikun për përdorim joefikas të fondeve.

Por, me gjithë këtë përpjekje, sërish më shumë se gjysma e fondeve në këtë zë “digjen”, si vitin e kaluar, kur plani i investimeve u realizua vetëm 43% e planit. Nëse trendi aktual vazhdon, shumë bashki rrezikojnë të kenë realizime nën 20% të planit vjetor të investimeve, çka do të ndikojë negativisht në ekonominë e komuniteteve lokale. /Monitor/

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.