Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Bie numri i maturantëve edhe këtë vit, teste të veçanta për ata me aftësi ndryshe

P
Piranjat18 March 2026, 16:29 · 2 min lexim
Bie numri i maturantëve edhe këtë vit, teste të

Largimet jashtë vendit dhe ulja e lindjeve po tkurrin ndjeshëm brezin e ri. Edhe më pak maturantë do të jenë këtë vit në provimet e Maturës Shtetërore. Rreth 26 500 të rinj në të gjithë vendin kanë nisur përgatitjet për mbylljen e shkollës së mesme dhe orientimin e tyre drejt universiteteve, brenda dhe jashtë vendit.

Zëvendësministrja e Arsimit, Orjana Osmani, tregon se aktualisht maturantët kanë mbyllur plotësimin e formularit A1 për përcaktimin e lëndës me zgjedhje, e cila tregon edhe orientimin drejt universiteteve.

“Në të gjitha shkollat e Shqipërisë kanë filluar konsultimet që e ndihmojnë nxënësin për t’u përgatitur për të gjitha provimet”, thotë ajo. “Në datën 7 janar kemi botuar edhe testet provë që mendojmë se i kanë ndihmuar maturantët për t’u përgatitur”.

Edhe pse çdo vit administrimi i Maturës është një proces që has probleme pothuajse në çdo provim, numri dy i Ministrisë së Arsimit tregon masat që po merren për të shmangur daljen e tezës. “Të gjithë përgjegjësit duhet të ushtrojnë autoritetin e tyre për mbarëvajtjen e provimit”, thotë ajo për a2cnn.

Ndërkohë, edhe këtë vit maturantët me aftësi ndryshe do të kenë teste të veçanta dhe me një nivel më të ulët vështirësie. Notat e tyre do të kenë të njëjtën peshë si ato të nxënësve me teste standarde.

Matura Shtetërore nis në qershor me provimin e gjuhës së huaj, më datë 2. Më 9 qershor zhvillohet provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë, ndërsa më 16 qershor ai i matematikës. Matura Shtetërore mbyllet me provimin e lëndës me zgjedhje më 23 qershor.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.