Shtrenjtimi i tarifave “zbraz” bankat e shkollave private, ku po shkojnë nxënësit
Viti i ri shkollor ka nisur me rritje shpenzimesh për familjet që kanë zgjedhur arsimin privat. Disa shkolla private, në nisje të fi...
Viti i ri shkollor ka nisur me rritje shpenzimesh për familjet që kanë zgjedhur arsimin privat. Disa shkolla private, në nisje të fi...
Dashi Merkuri do ju nxite te tregoheni shume idealiste gjate kësaj dite dhe kjo mund te shkaktoje probleme te njëpasnjëshme. Do zhgënjehe...
Në kontrast të plotë me sigurimet e përsëritura të Donald Trump se SHBA-të nuk përballen me mungesë municionesh, nj...
Qytetarët në protestë kanë ‘zënë mat’ kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i cili ishte n&...
Arabia Saudite ka anuluar disa dërgesa të naftës së papërpunuar për klientët evropianë, të planifikuara për fu...
Vetëm një javë më parë, në kuadër të “Pranisë Besnike”, kryeministri Edi Rama u përcolli deputet&e...
Pesë interpelanca me ministra të qeverisë, disa projektligje dhe ndryshime në përbërjen e komisioneve parlamentare pritet të ...
‘Përmes kompanive të kontrolluara nga Roni Efeti, ushtria shqiptare sot furnizohet me pajisje, teknologji dhe lëndë të parë ...
Pas shtrenjtimit të naftës në tregun me shumicë dhe pakicë, Partia Demokratike kërkon nga qeveria që të lehtësoj&...
Tom Holland ka shënuar një tjetër sukses të madh në karrierën e tij, duke u ngjitur në krye të listës s...

Në faqen ‘kalajalekursit.sarande’ në rrjetin social Instagram, lokali promovon ngjarje, darka panoramike dhe shërbime për turistët në Kalanë e Lëkurësit në Sarandë, një nga monumentet më të piktoreske në jug të vendit.
Por ndonëse të paktën 6 biznese private ushtrojnë prej vitesh aktivitet në hapësira publike me status monument kulture, institucionet shtetërore nuk japin asnjë informacion mbi kontratat me të cilat këto biznese funksionojnë, apo mbi tarifat që subjektet paguajnë për përdorimin e këtyre hapësirave të rëndësishme kombëtare.
‘Sqarojmë se Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit nuk ka nënshkruar asnjë kontratë, memorandum apo dokument tjetër të ngjashëm për ushtrimin e aktivitetit tregtar brenda monumenteve të kulturës’, u shpreh institucioni, i cili që prej 11 shtatorit 2025, me krijimin e kabinetit të ri qeveritar, mban emërtimin Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit.
Duke u bazuar në fakte publike, ku brenda kalave dhe parqeve arkeologjike funksionojnë bare, restorante apo biznese të tjera private, Media Amfora i kërkoi zyrtarisht Ministrisë së Kulturës, Turizmit dhe Sportit të dhëna për mënyrën e ushtrimit të këtyre aktiviteteve.
Kërkesa përfshinte gjashtë raste konkrete: Kalanë e Lëkurësit, Kalanë e Petrelës, Kalanë e Prezës, Kalanë e Rozafës, Parkun Arkeologjik Apolonia dhe Parkun Kombëtar Butrint – ku prej vitesh operojnë subjekte private që ofrojnë shërbime për vizitorët.
Kalaja e Lekuresit

Media Amfora kërkoi që ministria të bëjë publike kontratat, memorandumet apo marrëveshjet e nënshkruara me këto biznese, kostot mujore dhe vjetore të përdorimit të hapësirave publike, identitetin e subjekteve përkatëse dhe çdo ndërhyrje restauruese apo mirëmbajtëse të kryer në ambientet e monumenteve, duke përfshirë edhe miratimet nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale (KKTKM) dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK).
Në lidhje me pyetjet për kontratat, memorandumet, marrëveshjet dhe tarifat ministria u përgjigj duke i’u referuar vetëm kuadrit ligjor ekzistues dhe pa ofruar detaje shtesë.
‘Tarifat për dhënien në përdorim të pasurive kulturore përcaktohen sipas VKM Nr. 857, datë 24.12.2019, ‘Për përcaktimin e procedurave dhe të kritereve të konkurrimit, formën dhe kohëzgjatjen e kontratës dhe metodologjinë e caktimit të tarifave për dhënien në përdorim të pasurive kulturore publike’, u shpreh ministria.
Institucioni sqaroi gjithashtu se, ‘në faqen zyrtare të ministrisë është bërë njoftimi në lidhje me hapjen e procedurës së konkurrimit. Subjektet e interesuara janë ftuar të paraqesin dokumentacionin përkatës pranë protokollit të ministrisë ose në adresën elektronike [email protected], brenda datës 21.08.2025. Në website do të shpallet dhe lista e fituesve’, shtoi ministria.
Por, nga verifikimi i kryer nga Media Amfora në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës, Turizmit dhe Sportit, nuk u gjet asnjë informacion publik që lidhet për procedurat e konkurrimit apo me listat e fituesve të përmendura në përgjigjen e institucionit – ndërsa një pjesë e aktiviteteve tregtare në kalatë e vendit janë vendosur aty dekada më parë.
Në seksionet ‘Transparencë’ dhe ‘Njoftime’, nuk është publikuar asnjë dokument apo të dhëna që lidhet me tarifat, kontratat apo subjektet që ushtrojnë aktivitet tregtar brenda monumenteve të kulturës.
Ky verifikim tregon se, ndonëse ministria pretendon hapje dhe publikim online të të dhënave, në praktikë informacioni mungon plotësisht, duke thelluar mungesën e transparencës në administrimin e pasurive kulturore. Megjithëse ministria i referohet një vendimi ekzistues të Këshillit të Ministrave, ajo nuk jep asnjë të dhënë konkrete për kostot që paguajnë subjektet, as ndonjë listë fituesish të procedurave të zhvilluara deri më tani.
Një tjetër rast i ushtrimit të aktivitetit privat është ai në Kalanë e Petrelës, monument kulture i Kategorisë së Parë, vetëm pak kilometra larg Tiranës. Në këtë kala, prej vitesh funksionon një restorant dhe bar panoramik, që ofron shërbime për turistët dhe përdor ambientet e brendshme e të jashtme të monumentit për evente dhe organizime private. Në rrjetet sociale dhe faqet turistike online, biznesi promovon menutë dhe ngjarjet që zhvillohen ‘në zemër të historisë’, duke e përdorur kalanë si hapësirë tregtare me qira.
Megjithatë, Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit, në përgjigje të kërkesës së Media Amfora nuk ka dhënë asnjë informacion mbi kontratat përkatëse apo kostot që paguajnë subjekte të tilla.
Në dokumentet e dërguara, institucioni përsërit të njëjtin argument si në rastin e Kalanë së Lëkurësit- se nuk ekziston asnjë kontratë apo memorandum i nënshkruar për ushtrimin e aktiviteteve tregtare brenda monumenteve të kulturës.
Edhe pse aktivitetet private në kalave kryesore të vendit ushtrohen prej vitesh, ministria pranon se në pesë vitet e fundit nuk janë lidhur kontrata të reja me subjektet që përdorin këto hapësira publike.
‘Në pesë vitet e fundit ka pasur kërkesa për marrjen me qira me objekt Kalanë e Rozafës, Shkodër, dhe Kalanë e Lëkurësit, Sarandë’, tha ministria në përgjigjen e saj.
Ky fakt tregon se aktivitetet tregtare vazhdojnë të zhvillohen pa një bazë të përditësuar nga viti në vit, ndërkohë që vetë institucioni nuk ka kryer asnjë proces transparence apo ri-kontraktimi për përdorimin e pasurive kulturore.
Bar-restoranti brenda Kalasë së Shkodrës

Edhe pse ministria nuk bën transparencë për numrin e subjekteve që ushtrojnë aktivitet privat në kalatë dhe parqet arkeologjike të vendit, apo për mënyrën se si zhvillohet ky aktivitet, ajo thekson se përdorimi i pasurive kulturore nga subjekte private nuk pengon kërkimin shkencor në këto monumente.
‘..dhënia në përdorim e pasurive kulturore nuk pengon kërkimin shkencor. Propozimet përkatëse janë objekt shqyrtimi dhe vendimmarrjeje e institucioneve përkatëse’, thuhet në përgjigjen zyrtare të ministrisë.
Institucioni më i rëndësishëm i kulturës në vend nuk sqaron mënyrën se si monitorohet konkretisht përdorimi tregtar i hapësirave brenda monumenteve të kulturës, cilat janë procedurat e kontrollit, apo nëse është kryer ndonjëherë ndonjë vlerësim i mirëmbajtjes së këtyre monumenteve gjatë ushtrimit të aktiviteteve private.
Në mungesë të të dhënave publike, mbetet e paqartë nëse përdorimi ekonomik i pasurive kulturore po shkon paralelisht me ruajtjen e vlerave shkencore dhe historike të tyre. Kjo mungesë transparence ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si menaxhohen disa nga pasuritë më të çmuara të trashëgimisë kulturore shqiptare. /Amfora.al/
T.R. punon natën prej vitesh, por mendjen e ka te babai i sëmurë, vetëm në shtëpi. Tek i moshuari me plakjen kanë ardhur edhe...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në Gjirokastër. Në kuadër të ditëve të shë...
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kritikuar qeverinë për të ashtuquajturën paqe fiskale që fshin rreth 507 mln € borxhe t&eu...
Konsumi i ujit të pijshëm të ambalazhuar ka pësuar rritje vit pas viti por cilësia e tij nuk është e garantuar për qyt...
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Erisa Xhixho shkruan se qeveria po e shfrytëzon shpërndarjen e bonusit të fundv...
Pavarësisht lajmeve për ofrimin e fishave (shiritave të testimit) falas për diabetikët, realiteti tregon një politikë thell...
Në Ditën Botërore të Diabetit, Shqipëria përballet me një situatë alarmante, ku numri i pacientëve rritet vazhdim...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar se më shumë se 1.2 milion njerëz vdiqën nga tuberkulozi në vitin ...
Ilaçi i njohur si ‘OKI’ ose siç njihet ndryshe Ketoprofeni, po përdoret në përmasa shumë të mëdha në...
Shtesa natyrore e popullsisë u përmirësua në tremujorin e tretë të vitit 2025, falë rënies së numrit të vdek...