Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Bizneset shtojnë kursimet pas festave, individët jo!

P
Piranjat 1 March 2026, 13:54 · 3 min lexim
Bizneset shtojnë kursimet pas festave, individët jo!

Janari konsiderohet si një nga muajt më të vështirë për buxhetet familjare, mes faturave të larta dhe shpenzimeve të mbartura nga fundviti, por qytetarët shqiptarë këtë fillimvit zgjodhën të kursejnë më shumë, sidomos në monedhën vendase.

 

 

Të dhënat tregojnë se kursimet në banka në lekë shënuan rritje të fortë në janar, duke arritur në 737 miliardë lekë, një rritje me 13% me bazë vjetore.

Pas shpenzimeve të shumta në fundvit, qytetarët depozituan pak para për të kursyer në llogaritë e tyre bankare, por bizneset, të cilat duket se kanë fituar më shumë nga periudha festive, rritën ndjeshëm kursimet e tyre me rreth 10% në fillim të janarit. Pas tyre, edhe korporatat zgjeruan kursimet e tyre me 36%.

Qytetarët po kursejnë më shumë në lekë sesa në valutat e tjera, ndërsa stoku total sipas Bankës së Shqipërisë ka arritur një vlerë prej 1.5 trilionë lekë.

“Një nga shkaqet për këtë rritje është ndryshueshmëria e kursit valutor. Duke qenë se është vënë re një forcim i lekut kundrejt euros, bizneset dhe individët kanë menduar se ky stabilitet mund të përkthehet në një rritje kursimesh në monedhën vendase”, tha pedagogia Besarta Tafa.

Jo vetëm kursyen, qytetarët dhe bizneset iu drejtuan bankave edhe për të marrë hua. Kredia e re për ekonominë në muajin janar arriti në 28.3 miliardë lekë, një rënie me 11% krahasuar me një vit më parë.

Pasi arriti nivelet më të larta historike për periudhën vitin e kaluar, kredia ka pësuar një frenim në muajin e parë të vitit 2026. Rënia u përcaktua kryesisht nga segmenti i individëve, si dhe interesi më i ulët për hua në euro, ndërsa bizneset vijuan me të njëjtën ecuri si janari 2025.

“Së pari ka të bëjë me politika që u ndërmorën në mesin e vitit 2025 për një kufizim të kredimarrjes, sidomos në sektorin e pasurive të paluajtshme, por edhe një zvogëlim të raportit të të ardhurave dhe shpenzimeve”, tha pedagogia Besarta Tafa.

Ngadalësimi i kreditimit në nisje të vitit sinjalizon një qasje më të kujdesshme si nga bankat, ashtu edhe nga huamarrësit. Megjithatë, me norma interesi më të stabilizuara dhe kërkesë që pritet të rritet në muajt në vijim, mbetet për t’u parë nëse ky frenim i janarit është thjesht sezonal.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.