Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Blendi Fevziu shkon te "Kardiologjia": Kushtet të tmerrshme! 1 banjo për 40 dhoma. Të renë se hapin se nuk kanë shtretër (VIDEO)

P
Piranjat 5 February 2026, 23:32 · 1 min lexim
Blendi Fevziu shkon te "Kardiologjia": Kushtet të tmerrshme! 1

Gazetari Blendi Fevziu ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga ambientet e Shërbimit të Kardiologjisë në QSUT, duke u shprehur se kushtet atje janë të tmerrshme. Për mjekët, u shpreh se janë fantastikë, ama sipas tij kushtet nuk i zgjedhin ata.

"Jam të Kardiologjia, kisha një problem dhe erdha të vizitohem te një doktor. Doktorët janë fantastikë, por kushtet janë të tmerrshme", shprehet gazetari.

Teksa ecën në korridor, bien në sy pllakat e hershme të godinës, ndoshta të para që janë vendosur qëkur është vënë në punë për herë të parë si shërbim; dyert duken të zverdhura e të vjetëruara, ndërsa i gjithë kati me 40 dhoma ka vetëm një tualet.

"Ka mbaruar Kardiologjia e re dhe nuk e hapin akoma që nga qershori se nuk kanë blerë akoma krevatët", shprehet më tej gazetari, duke treguar se janë me qindra qytetarë çdo ditë që duhet të marrin shërbim në të tilla kushte.

Nisur nga kushtet e hollit dhe ajo që duket përmes pamjeve që Blendi Fevziu thotë, dhomat ku marrin shërbim pacientët, janë në gjendje edhe më të tmerrshme.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.