Bllokimik i aksit Librazhd-Qafë Thanë/ Banorët ecin me kilometra në këmbë e në të ftohtë

Bllokimi i aksit Librazhd–Qafë Thanë ka krijuar kaos në qarkullim dhe ka izoluar dhjetëra fshatra përreth, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e automjeteve dhe të banorëve për shërbimet bazë.
Sipas raportimeve në media, rrëshqitja masive e dheut ka izoluar tërësisht zonën, duke e bërë të pamundur kalimin jo vetëm për mjetet e transportit të rëndë dhe ato private, por edhe për autoambulancat dhe zjarrfikëset.
Situata ka krijuar një kaos të vërtetë për banorët, shumë prej të cilëve janë detyruar të kalojnë zonën e rrezikshme në këmbë.
Sipas informacioneve, banorët e zonës, përfshirë fëmijë nën dy vjeç dhe të moshuar, kanë ecur rreth 2 kilometra në të ftohtë për të kaluar në anën tjetër, ku i presin të afërmit me makina.
Sakaq deri më tani aksi vijon të jetë i paralizuar dhe ende nuk ka një njoftim zyrtar se kur pritet të hapet.
Lexo edhe
SOCIALE
Kuzhinierë filipinas e pensionistë italianë/ Si shpopullimi po ‘transformon’ Durrësin

Ikën energjia elektrike në Lezhë, moti i keq krijon probleme

Protesta e banorëve: Edhe në këmbë nuk po shkojmë dot në varreza

Fier, kullat e ujit drejt shembjes, rrezikojnë banorët

“Lashë peng djalin për 1000 dollarë”, shkrimtarja tregon sakrificën

Deri në 1800 euro në muaj, qiratë e banesave në Tiranë po bëhen të papërballueshme!

Salla grin sallatë mashtrimesh/ Si gënjeu ministri i bujqësisë për çeljen e fondeve të IPARD

Rrëshqitjet e dheut në Delvinë i shkatërrojnë banesën çiftit të moshuar, rrezikohet Teqeja dhe banesa të tjera





