Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Buxheti 2026/ Shëndetësia, mbrojtja sociale dhe arsimi “në mëshirë të fatit”

P
Piranjat 1 January 2026, 10:52 · 4 min lexim
Buxheti 2026/ Shëndetësia, mbrojtja sociale dhe arsimi “në

Shpërndarja e shpenzimeve buxhetore tregon për një zhvendosje të lehtë drejt forcimit të funksioneve publike dhe të sigurisë, teksa shihet rënie e mbështetjes për politikat sociale dhe arsimin.

Sipas të dhënave të projektbuxhetit 2026, fondi për shërbimet e përgjithshme publike do të jetë 68,5 miliardë lekë dukë zënë 7,7% të shpenzimeve të përgjithshme buxhetore nga 7% që zënë këtë vit. Kjo rritje reflekton shtimin e fondeve për administratën dhe menaxhimin e politikave publike.

Po ashtu, buxheti për mbrojtjen në vitin 2026  arrin në 43 miliardë lekë dhe do të zërë 4.9% të shpenzimeve totale nga 4.5% që zuri këtë vit në përputhje me angazhimet për modernizimin e Forcave të Armatosura dhe detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi në NATO.

Një rritje e ngjashme vërehet edhe te rendi dhe siguria publike, ku fondet për vitin që vjen kapin një shifër prej 55,8 miliardë lekësh dhe zënë 6.3% të totalit të shpenzimeve buxhetore në 2026 nga 6.1% këtë vit.

Çështjet ekonomike, që përfshijnë investimet në infrastrukturë dhe mbështetjen për zhvillimin ekonomik, mbeten të qëndrueshme në rreth 9.4% të totalit të buxhetit.

Ndërkohë, fondet për arsimin dhe shëndetësinë pësojnë ndryshime të vogla me tendencë rënie. Arsimi zë 8% të buxhetit në 2026 me financim 70 miliardë lekë, me një rënie të lehtë krahasuar me 8.1% në 2025, ndërsa shëndetësia mbetet në nivelin 9.2%, duke ruajtur peshën e saj në vitin që vjen njësoj si këtë vit.

Mbrojtja sociale, që përfshin pensionet dhe ndihmën ekonomike, mbetet zëri më i madh i buxhetit, me 27.3% të shpenzimeve në 2026, megjithëse ka një ulje të lehtë -0.4 pikë përqindje, krahasuar me një vit më parë edhe pse fondet për këtë zë u rritën.

Shpenzimet e tjera të paklasifikuara ku përfshihen fondet kontigjencë dhe ato për interesat e borxhit etj janë programuar 194 miliardë lekë ose 21.9% të totalit të buxhetit 2026, nga 22.6% që janë këtë vit.

Në strukturën e shpenzimeve të buxhetit 2026, ndarja e fondeve për mbrojtjen e mjedisit dhe për çështjet e kulturës, argëtimit dhe fesë mbetet shumë modeste, duke treguar se këto fusha nuk zënë ende një vend prioritar në politikat publike të vendit.

Sipas të dhënave, mjedisi përfiton vetëm 0.2% të totalit të buxhetit 202, një peshë shumë simbolike dhe shumë më e ulët se mesatarja europiane, ku fondet për mbrojtjen e mjedisit zakonisht variojnë midis 1.5 dhe 2% të buxheteve totale, dhe në disa vende arrijnë deri në 3%.

Gjithashtu fondet për argëtim, kulturë dhe çështje fetare zënë vetëm 0.8% të buxhetit, dhe dukshëm më i ulët krahasuar me BE-në, ku ky zë zakonisht luhatet rreth 2% të totalit të shpenzimeve publike. Kjo tregon se kultura dhe trashëgimia kulturore, megjithëse të rëndësishme për  zhvillimin e turizmit, nuk trajtohen ende si një sektor me ndikim të drejtpërdrejtë ekonomik./ Monitor

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.