Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Dëme të mëdha nga reshjet e breshërit në Luginën e Vjosës

P
Piranjat23 March 2026, 19:06 · 2 min lexim
Dëme të mëdha nga reshjet e breshërit në Luginën e

Moti i përkeqësuar i pasdites së sotme dhe reshjet e dendura të breshërit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa fshatra të luginës së Vjosës, duke prekur veçanërisht sektorin e bujqësisë. Sipas burimeve nga terreni, stuhia e breshërit ka qenë e fortë dhe e papritur, duke goditur në mënyrë të drejtpërdrejtë sipërfaqe të tëra të mbjella.

Raportohet se reshjet e breshërit kanë rënë me intensitet të lartë në toka bujqësore dhe në vreshta, duke dëmtuar prodhimin në një fazë të rëndësishme të zhvillimit të bimëve.

Dëmet më të mëdha janë evidentuar në pemëtari dhe vreshtari, ku shumë fermerë rrezikojnë të humbasin një pjesë të konsiderueshme të prodhimit sezonal.

Burime lokale bëjnë me dije se breshëri ka dëmtuar lulet në pemë, ka rrëzuar lulëzimet dhe në disa raste lastarët e degëve të pemëve dhe hardhive, duke sjellë pasoja që mund të ndikojnë jo vetëm këtë sezon, por edhe prodhimin e viteve në vijim.

Banorët e zonës në fshatrat Adë, Cakran dhe Vreshtas shprehen të shqetësuar për situatën, duke theksuar se fenomene të tilla po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe po rëndojnë ndjeshëm ekonominë e tyre, e cila mbështetet kryesisht te bujqësia.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.