Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Dëmtohet rruga në Pogradec, banorët e Rëmenjit rrezikojnë të izolohen nga pjesa tjetër e fshatit

P
Piranjat24 March 2026, 17:30 · 2 min lexim
Dëmtohet rruga në Pogradec, banorët e Rëmenjit

Gjendja është denoncuar edhe nga deputetja e Partisë Demokratike Ledina Alolli e cila teksa ka parë nga afër zonat e dëmtuara, ka bërë thirrje që institucionet vendore dhe qendrore të marrin masa të menjëhershme për të ndërhyrë në zonë, ajo apeloi që edhe institucioni i drejtësisë të nisë hetimet, mbi atë që Alolli e quajti abuzim i hapur me fondet dhe investimin e dobët të kryer në zonë.

Alolli shoqërohej në këtë denoncim edhe nga kreu i degës së PD Pogradec Oligert Muçllari i cili hodhi akuza ndaj Bashkisë Pogradec mbi investimet e dobëta që ky institucion ka kryer në shumë zona të territorit të saj.

Deputetja Alolli në përfundim tha se të gjithë banorët e kësaj lagjeje të fshatit Rëmenj rrezikojnë të izolohen nga pjesa tjetër e fshatit pasi shëmbjet janë tepër të rrezikshme.

Ndërkohë në një reagim të më hereshëm gjatë ditës nga ana e Bashkisë Pogradec, u deklarua se nga ana e firmës që ka kryer punimet në këtë lagje do të ketë ndërhyrje me punime provizore rehabilituese për të shmangur rreziqet, ndërsa shtoi se pranë Ministrisë së Bujqësisë janë dërguar dy projekte për rehabilitimin e argjinaturave të lumenjve Rëmenj dhe Vërdovë, ku krahas shtratit të lumenjve, në projektet që pritet të financohen nga kjo ministri, janë parashikuar edhe punimet për të ndërhyrë në rindërtimin e mureve mbajtës të cilët janë shembur si pasojë e prurjeve lumore.

Me këto investime që pritet të kryhen, institucioni lokal garanton se do të zgjidhet një problem i kahershëm me rrezikun që shfaqin dy lumenjtë sa herë në raste reshjesh intensive.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.