SOCIALE
Denoncimi për “Piranjat”: Punonjësit e spitaleve pa paga! Nuk janë deklaruar as në e-Albania

Punonjësit shëndetësor në Shqipëri nuk kanë marrë ende pagën e muajit, duke u përballur me vonesa për të dytin muaj radhazi.
Nëpërmjet një denoncimi për “PiranjatNews”, ata thonë se përveç se nuk janë paguar, paga e tyre nuk figuron e deklaruar as në e-Albania.
“Kemi vonese te pagës së muajit janar, dt 8 akoma s’kemi marre pagën, as është deklaruar tek e-albania”, shkruan denoncuesi.
Bluzat e bardha kërkojnë reagim nga institucionet për sqarimin e situatës së tyre dhe një afat se kur pagat mund të disbursohen.
Muajin e shkuar, punonjësit e thuajse të gjitha spitaleve në vend e morën me vonesë pagën e muajit dhjetor duke i marrë ato në fund të muajit janar. /PiranjatNews/
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
SOCIALE
Një tjetër shkolle i vihet dryni në Gjirokastër!

Lezhë, moti i keq lë disa fshatra pa energji elektrike

Prodhimi vendas në krizë! Qindra kuintalë misër, grurë e qepë, stok në Maliq

Nxënësit në shkolla deri në orën 16:00? Ja projekti pilot që do aplikohet në vend

Studimi/ 40% e studentëve shqiptarë të punësuar jashtë profilit





