Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Deri në 1800 euro në muaj, qiratë e banesave në Tiranë po bëhen të papërballueshme!

P
Piranjat18 February 2026, 21:48 · 2 min lexim
Deri në 1800 euro në muaj, qiratë e banesave në Tiranë

Strehimi në Tiranë po kthehet në sfidë për mijëra qytetarë. Çmimet e apartamenteve janë rritur me ritme të shpejta, e po ashtu edhe qiratë mujore për të rinj apo familje që zhvendosen në kryeqytet.

Të dhënat e Institutit të Statistikave për inflacionin, tregojnë se në muajin janar qiratë, kishin treguesin më të lartë të inflacionit, me rritje 8.5% në të gjithë vendin, ndërsa të çmimet në treg në zonat urbane të Tiranës kanë pësuar një rritje që varion nga 20% deri në 40%.

Sipas zonave dhe madhësisë së apartamentit, në pjesën qendrore cmimi varion nga 500 deri në 1800 euro në muaj, ndërsa në pjesët më të largëta, banesat lëshohen për 300 deri në 850 euro.  Ekspertët thonë se rritja e çmimeve do të vijojë nëse kërkesa do të jetë  e lartë, ku familjet me të ardhura të ulëta do të detyrohen të kërkojnë në zona periferike, ndërsa pjesa qëndrore do të  operojë me qira ditore për tursitët e huaj.

Ndërkohë, çmimet e larta të strehimit në raport me kostot e jetesës nuk  raportohen vetëm në Tiranë, por edhe në Lisbonë, Berlin, Madrid, Dublin, Amsterdam e Pragë, informon euronews.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.