Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit
SOCIALE

Drejtësia për ndotjen e mjedisit, mirazh. 23 milionë euro gjoba të pa mbledhura

P
Piranjat25 November 2025, 16:10 · 3 min lexim
Drejtësia për ndotjen e mjedisit, mirazh. 23 milionë euro gjoba

Shkeljet e ligjit që mbron mjedisin natyror, tokën, ujin, pyjet, ajrin etj., janë një realitet i përditshëm dhe flagrant, por vendosja e drejtësisë duket më shumë një mirazh juridik”.

Ky është konkluzioni i një serie prej pesë studimesh të thelluara, të prezantuara nga një koalicion organizatash të shoqërisë civile të udhëhequra nga Qendra Burimore e Mjedisit (REC Shqipëri), të cilat kanë skanuar çdo hallkë të sistemit, nga inspektorët e terrenit deri te gjyqtarët e Apelit.

Gjetjet zbulojnë se mbi 90% e dëmeve në mjedis janë proceduar si kundravajtje administrative, por edhe kur sistemi administrativ tenton të veprojë përmes gjobave, ato nuk vilen.

“Vetëm 11.4% e gjobave arkëtohen realisht, duke lënë miliona euro dëm financiar të parikuperuar dhe autorët të pandëshkuar. Llogaritet se mbi 10 milion Euro gjoba administrative dhe 13 milion vlerë dëmi të shkaktuar në fondin pyjor (2014-2017),  janë të pa arkëtuara”, - u shpreh Mihallaq Qirjo, drejtor ekzekutiv i Qendra Burimore e Mjedisit (REC Shqipëri).

Seria e studimeve gjeti se Policia e Shtetit, duket se vuan nga varfëria teknike, teksa mungesa e ekspertëve të atashuar pranë organeve hetimore dhe laboratorëve shkencorë për kryerjen e akt-ekspertimit dhe përcaktimin e shkallës së dëmit mjedisor, bën që shpesh organet e hetimit të dështojnë në sigurimin e provave shkencore, vendimtare për fatin e procesit të hetimit dhe gjykimit.

Mungesa e provave, shpesh bën që prokuroria të shndërrohet në një “arkivë” për kallëzimet mjedisore, teksa paradoksi thellohet në dyert e gjykatave, ku drejtësia për mjedisin është e vonuar dhe pa prioritet, me çështje që zënë një volum të papërfillshëm prej 0.25% në Gjykatën e Apelit. Sipas Qirjos, për fat të keq, edhe media, e cila duhet të shërbente si rojtare e interesit publik, ka dështuar të ushtrojë presion, duke ofruar raportim sipërfaqësore.

“Ky raport vjen si një këmbanë alarmi për shoqërinë, ligjvënësit dhe ekzekutivin. Mjedisi nuk është dekor, por baza e jetës dhe e ekonomisë, dhe pa drejtësi mjedisore, funksionaliteti i shtetit ligjor mbetet i kompromentuar”, - tha ai./Kapitali/

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.