Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

"Duhet ndryshuar modeli!" Rritja ekonomike e Shqipërisë as sasiore e as cilësore

P
Piranjat24 December 2025, 16:57 · 3 min lexim
"Duhet ndryshuar modeli!" Rritja ekonomike e Shqipërisë as

As në sasi e aq më pak në cilësi...rritja ekonomike e vendit nuk po kënaq asnjë nga kushtet. Me Prodhimin e Brendshëm Bruto që po zgjerohet poshtë nivelit 4 për qind nga njëra anë dhe faktin që rritja po mbështet vetëm në pak sektorë nga tjetra... vendin e presin ditë të vështira përpara.

“Tashmë kërkohet ajo që njihet si “rritje ekonomike cilësore.” rritje ekonomike cilësore do të thotë që kontributi në rritjen ekonomike të vijë nga sektorë me performancë të lartë siç janë sektorët industrialë me teknologji moderne, ato financiare bankare, industria etj”, u shpreh Civici.

Shqipëria duhet të tejkalojë veten, të paktën në një drejtim... atë të modelit ekonomik. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon se së paku deri në 2029-n, rritja nuk do e kalojë nivelin 3.5 për qind.

Me vendin që për shkak të politikave të ndjekura rrezikon të ndërtojë mbi kokën e vetë një tavan që nuk e lejon të rritet më shumë, ka shumë pak vend për optimizëm për më shumë mirëqenie. 

“Shqipëria, bashkë me vendet e tera në zhvillim duhet që të ketë rritje ekonomike në të paktën 5.8 për qind për të dhënë impuls te pagat dhe standardi i jetesës”, theksoi Civici.

Më optimiste janë pritshmëritë në drejti të çmimeve. Pas gati 3 vitesh krizë, inflacioni sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar do të qëndrojë brenda objektivave të dëshiruar në 5 vitet e ardhshme.

Po edhe ky skenar rrezikohet nga zhvillimet që po ndodhin në botë.

 “Një përshkallëzim i konfliktit në Lindjen e Mesme do të përsëriste atë që ndodhi pas konfliktit të armatosur Rusi-Ukrainë. Destabilizim tregjesh dhe rikthim të valëve të inflacionit në gjithë botën, përfshirë Shqipërinë”, shtoi Civici.

Sipas Bankës Botërore, me një rritje ekonomike prej mesatarisht 4 për qind, Shqipërisë do t’i duhen rreth 36 vite që të arrijë mesataren e të ardhurave mesatare për frymë të vendeve të BE-së. Ndërkohë nëse do të ndiqet kjo ecuri e shënuar deri në gjysmën e parë të vitit, vendit do t’i duhen më shumë se katër dekada për të arritur këtë objektiv. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.