Durrës - 41-vjeçari humbi këmbën pas një aksidenti, bën apel për ndihmë

41-vjeçari Aleks Lugja i është drejtuar Syri Televizion për të shprehur apelin e tij për ndihmë. Pas një aksidenti në punë Lugja ka humbur këmbën dhe aftësinë për të siguruar të ardhura për familjen e tij. Lugja bën thirrje për ndihmë për të mbështetur familjen ekonomikisht dhe një protezë që do I jepte mundësinë atij të ecte edhe një herë.
Kjo është historia e 41-vjeçarit Aleks Lugja i cili më 31 maj 2025 ka pësuar një aksident të rëndë në punë, ku një piru i ka shtypur këmbën. Më 10 qershor është operuar për herë të parë dhe pas një muaji në spital, infeksioni ishte shumë i rëndë dhe më 5 korrik doktorët janë detyruar ti amputojnë këmbën e majtë.
Të hënën më 24 nëntor eshte operuar per here të tretë sepse palca e kockës i ishte infektuar.
41-vjeçari bën apel për ndihmë që të mund të sigurojë të ardhmen për familjen e tij(për të dhuruar ndihmë kontaktoni 0685854064), mjekimin për këmbën si dhe një protezë që do i mundësonte lëvizjen.
Lexo edhe
SOCIALE
Spitali i Përmetit pa mjekë specialistë, qytetarët: Për t’u kuruar shkojmë në qytete të tjera

Shembet rruga që lidh tre fshatra në Delvinë, bashkia s’ka kapacitete të ndërhyjë

Lahuta u mor nën mbrojtje nga UNESCO, Begaj: Një nga thesaret më të çmuara të identitetit kulturor shqiptar

"Fan Noli” në baltë – Kamionët shkatërrojnë rrugët, banorët: Jemi kthyer në Mesjetë

Zhupa propozon pagë të 13-të për arsimtarët

Publikohen të dhënat/ Raportohet numri i nxënësve të kapur me armë, sa u konfliktuan

Hija e Kremlinit pas Baba Vangës/ Si shpërndahen ‘profecitë’ e rreme në mediat shqiptare

"S’bën gruaja për 2 shpulla" – Trondit vjehrra: Nusja e denoncoi dhe iku, djali në burg, po fëmijët?





