Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Mjerim ekstrem në Elbasan/ Shteti lë në mëshirë të fatit dy të moshuarit dhe djalin e sëmurë

P
Piranjat12 January 2026, 21:21 · 2 min lexim
Mjerim ekstrem në Elbasan/ Shteti lë në mëshirë të

Dy të moshuar dhe djali i tyre i sëmurë jetojnë në mjerim ekstrem në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan, mes varfërisë, sëmundjes dhe mungesës totale të kushteve minimale për jetesë.

E kërrusur, me vështirësi të theksuara në lëvizje dhe në gjendje të rënduar shëndetësore, Luljeta 75-vjeçe mezi qëndron në këmbë, ndërsa çdo hap ishte një përpjekje e dhimbshme.

Banesa ku jeton familja është thuajse e shkatërruar, e ftohtë, e ndotur dhe pa asnjë kusht minimal që mund të quhet shtëpi. Në vend të një sobe të ndezur, në dhomë ndodheshin vetëm dy tigane bosh dhe disa copa druri. Në një tenxhere kishte vetëm ujë. Në dysheme shiheshin dy bidona me ullinj dhe disa rroba të hedhura përtokë. Një divan i vjetër prej druri shërben si vend fjetjeje për të gjithë familjen.

Luljeta tregon se bashkëshorti i saj kishte dalë për të siguruar drekën, të cilën shpesh e marrin në ndonjë qendër ndihme. Për djalin e tyre ajo shprehet se nuk e di ku ndodhet, ndërsa për shëndetin e tij thotë shkurt: “Është mirë”. Por banorët e lagjes pohojnë se djali është i sëmurë dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

E pyetur se me çfarë mbulohen gjatë natës, e moshuara tregon se kanë një dhomë tjetër, e përdorur si magazinë. Por aty gazetarët nuk gjetën asnjë batanije apo dyshek. Tualeti ndodhet jashtë banesës, i shkatërruar, pa ujë dhe pa kushte minimale higjienike. Çdo rrobë në atë shtëpi ishte e papastër.

“Çfarë të bëjmë…”, përgjigjet me dëshpërim Luljeta, kur pyetet se si ia dalin çdo ditë. Ajo tregon se natën e ndërrimit të viteve iu kishin sjellë ushqime të gatshme, por nuk di të thotë se nga kush apo çfarë ishin.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.