e-Albania në kolaps prej ditësh, paralizohen bizneset “ndëshkohen” emigrantët

Nga regjistrim i shoqërive të reja në QKB, funksionimi i pjesshëm ose mosfunksionimi fare i sistemit selfcare si dhe një sër sistemesh ndërlidhëse përmes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit janë këto problemet më të hasura për bizneset të cilat prej ditësh në këto ditë fundviti kanë mbetur me punët pezull.
Edhe qytetarët hasin vështirësi në dokumentacione teksa çdo gjë duhet të kryhet online. Në këtë situatë, edhe aplikimi i emigrantëve për rinovim dokumentesh është i pamundur.
“Dhe nisur nga kjo më duhet të bëj mbylljen e vitit deri në 31. Bizneset në momentin që hyn janari duhet të paguajë taks bashkie, të bëj deklarimet në tatime për vitin dhe e ngarkon bizneset pa të drejtë. Jemi gjithë ditën duke punuar dhe s’kemi asnjë rezultat për punën tonë”, thotë Etleva Treska.
Jo vetëm kontabilistët, ky problem prek edhe profesione të tjera, si ekonomistët, noterët, juristët, avokatet etj.
“Edhe ne si avokat ngremë shqetësimin në lidhje me e-Albania. Konkretisht unë kam pasur kontakte me biznese të huaja dhe një rast të fundit kam pamundur ta regjistroj. 4-5 ditët e fundit e pamundur të logohemi apo kryejmë procedura”, është shprehur avokati Franc Nuri.
Përballë një situate të tillë kolapsi bizneset kërkojnë të merren masa. Por zgjidhja e vetme që arrijnë të marrin është kjo në e-Albania.
“Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile do të realizojë operacione mirëmbajtjeje dhe përmirësimi të sistemit elektronik të saj. Ju informojmë se gjatë këtyre proceseve mund të ketë ndërprerje të përkohshme apo ngadalësime në marrjen e të dhënave përmes ndërveprimit me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për çdo vështirësi të mundshme që mund të haset në përdorimin e shërbimeve publike online” thuhet në deklaratën e e-Albania.
Profesionistët e lirë paralajmërojë protesta nëse portali qeveritar e-Albania nuk bëhet funksional para vitit 2026. “Nuk kam gjetur zgjidhje dhe që kam shkuar në zyrat fizike të QKB. Ajo që duhet bërë duhet të ketë alternativë”, tregon Treska.
Lexo edhe
SOCIALE
Kriza me ujin në Vlorë/ “Jemi gropë për Vitin e Ri”, peshkatari: E kemi ‘dhuratë’ nga Edi Rama!

Pas lajmeve në media, “zgjohet” drejtori i Ujësjellësit në Vlorë: Avaria shumë e rëndë
Jo vetëm Vlora! Cërriku katër ditë pa ujë në prag festash

Vlora tre ditë pa ujë! Sa kohë i duhet qeverisë për një tubacion?

Çmimet 'në stratosferë' në prag të Vitit të Ri, qytetarët e Beratit: Nuk blejmë dot asgjë





