Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia
SOCIALE

E braktisur nga të gjithë, vetëm qeni nuk e la: Historia prekëse e një nëne në Astir

P
Piranjat 8 December 2025, 11:55 · 2 min lexim
E braktisur nga të gjithë, vetëm qeni nuk e la: Historia

Një nënë e moshuar, e ulur në një stol në Astir, me pak rroba, bastunin dhe qenin e saj pranë, po kalonte natën e dytë rrugëve, në të ftohtë, e vetme.

Prej dy muajsh, ajo jetonte në errësirë, pa drita dhe pa ujë, duke mbajtur shpresën se do t’ia dilte me pensionin e saj të vogël. Por kur nuk mundi më të paguante qiranë, u nxor jashtë nga pronari i shtëpisë.

na Malhani vullnetare për njerëzit në nevojë, u njoftua për rastin dhe, pa humbur kohë, kontaktoi drejtoreshën e Qendrës “Ismail Bej Vlora 2”, znj. Agetina Hidershaj.

Rreth orës 03:00 të mëngjesit, zonja Hidershaj vetë shkoi në Astir për ta marrë nënën e braktisur, bashkë me qenin e saj.

“Vetëm qeni më qëndroi besnik,” ishte shprehur nëna teksa makina largohej nga stoli i ftohtë që për dy net ishte bërë “shtëpia” e saj.

Ina Malhani tregon  se nëna, e cila i ka kaluar të 70-tat, kishte vetëm dy vajza. Ato jetojnë jashtë Shqipërisë, ndërsa kanë humbur kontaktin prej kohësh. Me origjinë nga Skrapari e moshuara nuk kishte asnjë familjar, dhe prej kohësh jetonte e vetme në Astir, vetëm me pensionin e saj.

 Është e vetëdijshme, pa probleme serioze shëndetësore dhe, mbi të gjitha, nuk është më vetëm. Pranë saj është ende ai që nuk iu largua kurrë – qeni i saj besnik.

Sot, ajo ndodhet e strehuar.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.