SOCIALE
Qytetari denoncoi shpërthimin e ujërave të zeza tek Piranjat/ Bashkia Tiranë ndërhyn menjëherë pas publikimit të lajmit

Disa orë pas denoncimit të problemit nga një qytetar në “Piranjat News” se në zonën e Rrugës së Kavajës kishin shpërthyer ujërat e zeza, Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë menjëherë për të riparuar problemin.
Qytetari që denoncoi rastin tregon se ekipet nga ndërmarrja e Bashkisë shkuan në vendngjarje për të rregulluar problemin.
“Ju falënderojmë shumç pasi sa iu shkruajtëm ju na u zgjidh problemi. Erdhi makina për pastrimin e ujërave dhe u tha që ishte bërë një ankesë te Piranjat ndaj erdhën menjëherë dhe pse ditë e diel. Ju falënderoj në emër të të gjithë banorëve dhe bizneseve përreth.”, shkruan qytetari duke dërguar edhe foton përkatëse të mjetit të Bashkisë.

SHPËRNDAJE
Lexo edhe
SOCIALE
Qytetari denoncon: Në mes të trotuarit shpërthejnë ujërat e zeza në Tiranë

Shembjet e rrugëve, si u shkatërrua infrastruktura nga abuzimi dhe mungesa e kontrollit

Njihuni me parashikimin e motit, e diel 8 mars

SKANDAL/ Të dënuarit punuan tre vite në burgje, por nuk iu paguan sigurime shoqërore

Të lënë mes katër rrugëve, banorët rikthehen me baraka te Ura e Dajlanit

Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

Skandal në Spitalin e Korçës/ Mbi 500 punonjës nuk kanë marrë rrogën, vonesat përsëriten çdo muaj

Premtimi i pambajtur për shkollën ‘Edith Durham’ në Tiranë





