SOCIALE

Ekspertët: Rritet numri i grave përdoruese të drogës, juglindja pa qendra rehabilitimi

Piranjat Përditësimi i fundit 6 August 2026, 17:39
Ekspertët: Rritet numri i grave përdoruese të drogës,

Në juglindje po shtohet ndjeshëm numri i personave që përballen me probleme të shëndetit mendor, por edhe i përdoruesve të lëndëve narkotike. Sipas specialistëve, vihet re një rritje edhe e grave dhe vajzave që përdorin substanca narkotike, ndërsa mungesa e qendrave të rehabilitimit afatgjatë në Korçë e vështirëson trajtimin dhe rikthimin e tyre në shoqëri.

Në Qendrën Komunitare të Shëndetit Mendor në Korçë, specialistët thonë se problemet sociale po rëndojnë gjithnjë e më shumë situatën e personave me çrregullime të shëndetit mendor. Sipas tyre, fenomeni i emigracionit dhe braktisja nga familjarët po shtojnë rastet e vetmisë, ndërsa është rritur edhe numri i grave dhe vajzave që përdorin alkool dhe lëndë narkotike.

“Janë persona që ngelen vetëm, humbin familjarët, braktisen për shkak të emigracionit. Është bërë ngarkesë e madhe në spitalet psikiatrike, sepse nuk merren nga familjarët, dhe pyetja është kush kujdeset për këtë njeri pas daljes? Si do të ndiqet terapia, me kë do të jetojë? Problemi kryesor është ndjekja dhe trajtimi afatgjatë i personave me probleme të shëndetit mendor të vetmuar e pa kujdesur. Edhe për përdoruesit e lëndëve narkotike ka qendra trajtimi afatgjatë private, me kosto të lartë dhe jashtë vendit, të papërballueshme. E kemi pasur të vështirë rehabilitimin për seksin femër. Femrat që sot është rritur numri i përdorueseve të alkoolit dhe lëndëve narkotike”, tha Nikolina Bode, mjeke psikiatre, për Euronews.

Mjekja thekson se rajoni ka nevojë për më shumë struktura publike rehabilitimi, pasi kapacitetet aktuale nuk mjaftojnë për të përballuar kërkesat në rritje. Sipas saj, rehabilitimi nuk duhet të përfundojë me daljen nga spitali, por të shoqërohet me kujdes afatgjatë dhe mbështetje sociale.

“Kemi dy shtëpi psikiatrike me kapacitet të kufizuar, por kërkesat janë më të larta se aq. Për problemet sociale në rritje, e aq më tepër në juglindje, ku ikja, emigrimi dhe lënia vetëm janë në shifra të larta, duhen institucione rehabilituese shtetërore dhe persona kujdestarë që të kujdesen për këtë kategori”, shtoi Nikolina Bode.

Vetëm në juglindje të vendit janë mbi 5 mijë persona që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor. Specialistët vlerësojnë se zgjerimi i shërbimeve rehabilituese dhe forcimi i mbështetjes sociale mbeten ndër nevojat më urgjente për të parandaluar përkeqësimin e situatës.

Artikuj te sugjeruar

SOCIALE 6 August17:27

Tre vite pa fondet IPARD në bujqësi

Në fillim të vitit, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se fondet e programit IPARD III do të hapeshin brenda gjashtëmujor...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?