Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Banorët e Moravës, dhjetëra herë të përmbytur, asnjëherë të dëmshpërblyer: Na duan vetëm kur ka zgjedhje... Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre...
SOCIALE

Erisa Xhixho: Mbi 700 mijë pensionistë vazhdojnë të jetojnë në varfëri dhe pasiguri, nuk përballojnë dot ilaçet dhe ushqimet

P
Piranjat14 November 2025, 10:10 · 2 min lexim
Erisa Xhixho: Mbi 700 mijë pensionistë vazhdojnë të

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Erisa Xhixho shkruan se qeveria po e shfrytëzon shpërndarjen e bonusit të fundvitit për t’ua shitur qytetarëve si “rritje pensioni”.

Sipas saj, efekti real financiar është minimal: rreth 100 milionë euro për gjithë skemën e pensioneve, që përkthehet në vetëm 60 lekë në ditë për pensionet urbane dhe 20 lekë për ato rurale.

“Mbi 700 mijë pensionistë vazhdojnë të jetojnë në varfëri dhe pasiguri, nuk përballojnë dot ilaçet, ushqimet, dhe mbështeten nga fëmijët emigrantë. Në vend që të garantohet dinjiteti dhe trajtimi i drejtë, qeveria vazhdon të shpërndajë propagandë boshe,” shprehet Xhixho

Postimi i plotë

Projektbuxheti i vitit 2026 nuk sjell asnjë rritje reale për pensionet.

Nuk ka rritje pensionesh, vetëm propagandë boshe. 

Qeveria thjesht ka shpërndarë bonusin e fundvitit përgjatë 12 muajve, duke e shitur si rritje.

Efekti real financiar? Rreth 100 milionë euro për gjithë skemën e pensioneve.

Kjo përkthehet në rreth 60 lekë në ditë për pensionet urbane qe nuk blejnë dot as një bukë. 20 lekë në ditë për ato rurale.

Tallje. Asgjë më shumë.

Ndërkohë mbi 700 mijë pensionistë në të gjithë vendin jetojnë në kushte të vështira, nuk përballojnë dot ilaçet, ushqimet, dhe mbështeten nga fëmijët emigrantë.

Në vend që të garantohet dinjitet dhe trajtim i drejtë, pensionistët vazhdojnë të jetojnë në varfëri dhe pasiguri.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.