Abuzimet shkaktojnë kërdi në financat publike/ Raporti i KLSH zbulon dëmin e shkaktuar vetëm në 9 muaj

Në 9 muajt e parë të vitit të kaluar, abuzimet me paratë publike i kanë kushtuar buxhetit të shtetit rreth 24 milionë euro. Sipas një raporti publikuar së fundmi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, rreth 24 milionë euro ishte dëmi ekonomik dhe menaxhimi joefektiv i parave publike që u zbulua gjatë auditimeve në 8 muajt e vitit të shkuar. Publikimi i raportit të fundit vlerëson se gjatë periudhës janar–gusht 2025 janë dhënë 148 rekomandime mbi “gjetje me efekte negative në buxhetin e shtetit”. Dëmi ekonomik në buxhetin e shtetit është konstatuar 60% në fushën e shpenzimeve dhe 40% në fushën e të ardhurave.
“Në fushën e shpenzimeve, peshën më të madhe e zënë shkeljet e konstatuara përgjatë procedurave të prokurimit dhe zbatimit të kontratave. Ndërkohë, në fushën e të ardhurave, peshën më të madhe e zënë të ardhurat nga aktiviteti doganor, si pasojë e mosarkëtimit të detyrimeve doganore, pagesës së detyrimeve doganore, përjashtimit të padrejtë nga pagimi i TVSH-së dhe trajtimit të gabuar të shkeljeve doganore.
Gjithashtu, problematika janë evidentuar në të ardhurat e munguara nga administrimi i pasurisë shtetërore dhe marrëdhëniet kontraktuale me palët e treta, në shumën prej 1.47 milionë lekë”, nënvizon Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Lexo edhe
SOCIALE
Shqiptarët dynden drejt makinave elektrike

Përmbytjet në Dimal, qindra hektarë pemë frutore nën ujë, dëmshpërblime selektive

Paradoksi i ndërtimit dhe pasuritve të paluajtshme: Çmimet do të shtrenjtohen, por kërkesa në rënie

Sateliti i BE publikon PAMJET, përmasat e përmbytjeve në Shqipëri

Në një vit ikin mbi 40 mijë vetë! Çdo i larguar i arsimuar i kushton vendit rreth 14 mijë euro

Qeveria i rikthehet programit të rindërtimit 7 vite pas tërmetit, ja bashkitë ku do të investohen 1.7 miliardë lekë

E përfunduar 8 muaj më parë, shembet rruga Derjan-Macukull në Mat

Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE u rritën sërish në tetor





