Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandali i mbetjeve toksike në Elbasan, largohet administratorja e Albchrome, drejtimin e merr turku Selim ... Gjirokastër, arrestohet 32-vjeçari që transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët
SOCIALE

Familjarë ose prindër që kujdesen për persona me aftësi ndryshe do t’u paguhen sigurimet shoqërore nga shteti

P
Piranjat 1 April 2026, 17:40 · 2 min lexim
Familjarë ose prindër që kujdesen për persona me aftësi

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së ka njoftuar se do të ketë ndryshime në aktin e ardhshëm normativ. Ai zbuloi se familjarë ose prindër që nuk punojnë dot për shkak se kujdesen për ta do t’u paguhen sigurimet shoqërore nga shteti. Po ashtu për ta do të ketë edhe dyfishim shpërblimi.

“Nuk e kemi pasur mundësinë të rrisim pagat sepse ekonomia nuk na e ka lejuar. Tani kjo po ndodh, jo vetëm në sektorin publik, por edhe privat, ku pagat po rriten në mënyrë të ndjeshme. Po ashtu edhe me pensionet, kemi filluar një proces të pandashëm me rritjen e pensioneve. Në janar u rritën pensionet x, ndërsa janarin që vjen do të jetë dyfish i asaj shifre, në 2028 trefish, 2029 katërfish e kështu me radhë.

E kemi thënë edhe më parë, por do të realizojmë tani, që kujdestarët, prindër, të afërm familjarë të fëmijëve me aftësi të veçanta, kemi shumë fëmijë dhe njerëz që kanë nevojë, që janë të detyruar të kujdesen për njeriun e afërt, nuk mundet dot që për këtë shkak të mbeten pa pension nesër, dhe do t’ia paguaj shteti detyrimet shoqërore. Kjo do të fillojë nga akti i ardhshëm normativ i qershorit.

Ashtu sikundër kemi thënë dhe do ta realizojmë, dyfishimin e shpërblimit për prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara, për nënat në radhë të parë”, tha Rama duke theksuar se nuk kanë qenë mundësitë për ta realizuar më parë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.