Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Fatkeqësitë natyrore, Shqipëria me sigurim minimal, vetëm 10 euro për frymë

P
Piranjat 1 March 2026, 09:34 · 3 min lexim
Fatkeqësitë natyrore, Shqipëria me sigurim minimal, vetëm 10

Përmbytjet e radhës e kanë gjetur ekonominë shqiptare edhe një herë me mbulim të papërfillshëm me sigurime nga fatkeqësitë.

Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për vitin 2025, vlera e primeve të shkruara bruto në sigurimin nga zjarri dhe forcat e natyrës ishte 2.43 miliardë lekë, ose rreth 25.1 milionë euro. Kjo përkthehet në prim vjetor sigurimi prej afërsisht 10 eurosh për person.

Bazuar në numrin vjetor të policave të sigurimit, mund të vlerësohet se në Shqipëri janë të siguruara afërsisht 5% e numrit të përgjithshëm të banesave (duke iu referuar Censit 2023).

Ky është një vlerësim indikativ, sepse jo të gjitha kontratat e sigurimit nga fatkeqësitë u takojnë banesave.

Më shumë se 90% e primeve të sigurimit nga katastrofat natyrore janë të përqendruara në Qarkun e Tiranës, ndërsa pjesa tjetër e vendit është në masën dërrmuese e pambuluar ndaj këtyre rreziqeve.

Megjithëse ligjërisht sigurimi i pronës nga fatkeqësitë natyrore është vullnetar, në praktikë pjesa më e madhe e kontratave të sigurimit për këtë produkt janë të lidhura me pronat e lëna si kolateral për kreditë bankare. Në rastet kur kredia është e siguruar me kolateral, sigurimi i tij është kusht i vendosur nga banka për huamarrësin, ndaj edhe në këtë rast bëhet fjalë për një produkt faktikisht të detyrueshëm.

Për vitin 2025, siguruesit paguan rreth 484 milionë lekë, ose 5 milionë euro dëme nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore. Këto shifra tregojnë qartë se fatura financiare e dëmeve nga forcat natyrore bie në pjesën dërrmuese mbi subjektet e prekura ose mbi taksapaguesit, në rastet kur qeveria merr përsipër dëmshpërblimet.

Ndërsa aplikimi i një skeme të detyrueshme të sigurimit të banesave nga tërmetet dhe përmbytjet mund të dëmtojë tregun e produkteve vullnetare të sigurimit të pronës, në disa raste ai mund të sjellë dublim të sigurimeve dhe shpenzim të dyfishtë.

Për sigurimet e pronës të kërkuar nga bankat dhe institucionet e kredidhënies, një policë sigurimi vullnetar do të vazhdojë të jetë kusht, sepse polica e sigurimit të detyrueshëm nuk do të mbulojë dëmet nga të gjitha rreziqet (për shembull nga zjarri), por edhe sepse limiti maksimal i përgjegjësisë parashikohet të jetë në vlera relativisht të ulëta dhe në shumë raste nuk do të mbulojnë plotësisht vlerën e kredisë.

Edhe qytetarët që do të duan vullnetarisht ta sigurojnë banesën e tyre për vlerën e plotë, do të duhen të blejnë një policë sigurimi private, përveç asaj të detyrueshme me ligjin e ri. /Monitor

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.