Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandali i mbetjeve toksike në Elbasan, largohet administratorja e Albchrome, drejtimin e merr turku Selim ... Gjirokastër, arrestohet 32-vjeçari që transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët
SOCIALE

Fermerët e Jagodinës përballen me ulje çmimesh dhe mungesë tregu, rrezikohet prodhimi i kungullit

P
Piranjat10 April 2026, 17:28 · 2 min lexim
Fermerët e Jagodinës përballen me ulje çmimesh dhe

Gjatë sezonit të vjeljes së kungullit, fermerët e zonës së Jagodinës në Bashkinë Bashkia Elbasan po përballen me vështirësi të shumta në shitjen dhe menaxhimin e prodhimit të tyre.

Fillimisht, sezoni u duk premtues, me çmime tregtimi për eksport që varionin nga 40 deri në 60 lekë për kilogram. Megjithatë, aktualisht fermerët shprehen se çmimi pritet të bjerë në 20–30 lekë për kilogram, një nivel që sipas tyre nuk mbulon as kostot e prodhimit, përfshirë farat, plehrat dhe punimin e tokës. Fermerët deklarojnë se ndonëse ndodhen në mes të sezonit të vjeljes, për rreth një javë nuk do të kenë mundësi të shesin produktin e tyre, pasi pikat e grumbullimit për eksport do të jenë të mbyllura.

Sipas tyre, kjo situatë rrezikon dëmtimin e prodhimit dhe hedhjen e tij, duke përsëritur problematika të ngjashme me vitet e mëparshme. Ata theksojnë gjithashtu mungesën e mbështetjes nga shteti, duke e konsideruar ndihmën thuajse inekzistente

. Një shqetësim tjetër i madh mbetet edhe heqja e naftës së subvencionuar për fermerët, e cila sipas tyre ka rritur më tej kostot e prodhimit.

Problematikë serioze mbetet edhe mungesa e fuqisë punëtore, pasi emigracioni ka reduktuar ndjeshëm numrin e të rinjve të gatshëm për punë sezonale.

Aktualisht, një punëtor paguhet rreth 25–30 mijë lekë të vjetra në ditë, por fermerët thonë se edhe kjo nuk mjafton për të siguruar krah pune.

Fermerët e Jagodinës shprehen se prej kohësh i kanë bërë thirrje institucioneve shtetërore për ndihmë, por sipas tyre situata vijon të mbetet e pandryshuar, duke i lënë ata të përballen të vetëm me vështirësitë e tregut dhe prodhimit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.