Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Fier, kullat e ujit drejt shembjes, rrezikojnë banorët

P
Piranjat19 February 2026, 16:56 · 2 min lexim
Fier, kullat e ujit drejt shembjes, rrezikojnë banorët

Kullat e ujit në fshatrat Shënpjetër dhe Topoj të Bashkisë së Fierit që dikur furnizonin me ujë të pijshëm thuajse 24 orë qindra familje sot janë një rrezik për banorët e këtyre fshatrave. Degradimi ndër vite dhe mungesa e mirëmbajtjes ka bërë që këto kulla të rrezikojnë shembjen e tyre.

Kush më shumë se banorët e zonës e ndjejnë këtë rrezik teksa kalojnë disa herë në ditë pranë këtyre kullave. “Ajo ka filluar dhe plasaritet dhe bien copat nga lart. I kanë dalë hekurat komplet. Kur fryn era, bien copat nga lart. Ka filluar po shpërbëhet”, thotë një banor. “Është 48 metra e lartë. Po ra bie në çati”, thotë një tjetër.

Madje banorët shprehen se do të ishte mirë që kullat t'i riktheheshin në funksion pasi furnizimi me ujë ka qenë më i mirë në kohën kur këto kulla ishin funksionale. “Ky shpenzim që është bërë këtu ka shërbyer aq shumë dhe aq mirë saqë ne e dimë, deri në vitin 1990. Bëni mirë ta riparoni edhe do keni dhe falënderime po të riparoni”, thonë ata. “Është e domosdoshme. Ajo u bë që të shpërndahet uji me orar në çdo fshat “.

Sakaq, nga Drejtoria Rajonale e Ujësjellës Kanalizimeve të Fierit, që ka në inventar këto kulla, askush nuk ka pranuar të prononcohet se çfarë do të bëhet me këto ngrehina që tashmë rrezikojnë edhe jetën e banorëve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.