Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

VIDEO/ Asfalt me kursim! 1 vit e gjysmë pas dëmtimit, shembet rruga që lidh fshatrat Kakaç dhe Verçun

P
Piranjat26 January 2026, 18:08 · 2 min lexim
VIDEO/ Asfalt me kursim! 1 vit e gjysmë pas dëmtimit, shembet rruga

Segmenti rrugor që lidh fshatin Kakaç me fshatin Vërçun, në territorin e Bashkisë Maliq, ka pësuar dëmtime të konsiderueshme, pavarësisht se është ndërtuar vetëm rreth një vit e gjysmë më parë.

Ky aks është realizuar si investim i Këshillit të Qarkut, por gjendja aktuale e tij ngre dyshime serioze mbi cilësinë e punimeve.

Bëhet fjalë për rreth 150 metra asfalt, ku çarjet dhe dëmtimet janë të dukshme, duke reflektuar qartë një investim me standarde të dobëta teknike. Në disa pjesë të segmentit, asfalti është dëmtuar rëndë, duke e bërë rrugën të rrezikshme për qarkullimin e mjeteve.

Sipas banorëve të zonës, situata paraqet rrezik serioz jo vetëm për drejtuesit e automjeteve, por edhe për vetë fshatin Vërçun, pasi ekziston rreziku i shembjes së mëtejshme të rrugës dhe bllokimit të aksesit të banorëve.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse, si dhe verifikim të cilësisë së punimeve të kryera, duke theksuar se rruga është jetike për lëvizjen e përditshme dhe lidhjen me zonat përreth. Ata shprehen të shqetësuar se, nëse nuk merren masa urgjente, situata mund të përkeqësohet, sidomos gjatë stinës së reshjeve.

 

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.