Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h...
SOCIALE

Fshati në Elbasan mungesë investimesh, banorët: Paguajmë taksa, qeveria na ka harruar

P
Piranjat26 October 2025, 17:12 · 2 min lexim
Fshati në Elbasan mungesë investimesh, banorët: Paguajmë

Banorët e Jagodinës shprehen se ndihen të harruar nga shteti, dhe pse paguajnë rregullisht taksat. Sipas tyre, investimet në infrastrukturë lënë shumë për të dëshiruar, ndërsa një tjetër shqetësim që kanë  është  mbledhja e mbeturinave, të cilat nuk grumbullohen rregullisht.

Dhjetëra banorë të zonës së Jagodinës vuajnë mungesën e investimeve në infrastrukturën rrugore. Ata shprehen për syri tv se veç premtimeve, askush nuk vjen për të vënë dorë në lagjen e tyre, ndonëse këtë rrugë detyrohen ta përshkojnë çdo ditë për të shkuar në banesa apo në toka.

Ndonëse thonë se janë taksapagues të rregullt, sërish duket se qeveria i ka harruar e kalimi me i veështirë në rrugë është për të moshuarit apo të sëmurët paraplegjikë që banojnë aty. Sipas tyre dhe kur vijnë për të shtruar rrugën, hedhin vetëm zhavor dhe e lënë po në atë gjendje.

Shqetësuese kjo situatë është bërë dhe për drejtuesit e automjeteve, por dhe mjeteve të bujqësisë të cilat amortizohen nga kalimi në këtë rrugë, por askush nuk i ka dëgjuar deri me sot kërkesat e tyre. Problem tjetër në zonë vijojnë të mbeten kontejnerët e mbetjeve të pa mbledhura.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.