Fshati që po shuhet në Gjirokastër, banori më i riu është 65 vjeç

Vetëm 7 kilometra nga Gjirokastra, fshati Andon Poçi, thuajse po shuhet dhe shkolla e mbetur pa fëmijë është mbyllur tanimë. Dikur numëronte mbi 120 nxënës, tani shkolla 9-vjeçare nuk ka asnjë vogëlush që të ulet në banka.
Banori më i ri i fshatit është 65 vjeç, ndërsa pjesa tjetër janë të moshuar mbi 70 vjeç që jetojnë vetëm dhe punojnë tokat për të siguruar jetesën.
Mes tyre është edhe Nasho Shituni, ish-mësues i shkollës së fshatit, i cili ka dhënë mësim për 20 vite. Në moshën 85-vjeçare, ai thotë se e dhemb pamja e godinës së braktisur ku dikur gumëzhinin zërat e fëmijëve. “Shkolla ka qenë e rregullt, me nxënës të mirë dhe prindër të përkushtuar. Më vjen keq ta shoh kështu sot”, shprehet ai me mall. “Na merr malli të dëgjojmë një zë fëmije”, thonë banorët.

Lexo edhe
SOCIALE
Tonelatat me mbeturina në brigjet e Dubrovnikut, zyrtarja vendore kroate kërkon të ngrihet padi ndaj Shqipërisë
Rruga e shkatërruar prej 30 vitesh në Vlorë. Banorët: Në këtë gjendje prej diktaturës

BERZH: Shqipëria, me deficit të lartë mes largimit dhe kthimit të trurit

Punëtorët vendas të fasonit po zëvendësohen me të huaj

E pazakontë/ Qeveria i mori kullotat për panele diellore, çobani vendosë të therë të gjithë kopenë

Akuzat e prindërve të 15-vjeçarit që u godit me thikë, reagon Spitali i Durrësit

“Shëndetësia falas” e Ramës! Denoncimi: Vëllai im vdiq në spitalin e Durrësit, infermierët kërkonin para

Banorët e Qinamit në Kolonjë kundër parkut fotovoltaik: Do marrim armët kur të vijnë për të na marrë kullotat





