“Hera e dytë që përmbytemi”, tregtarët e rrobave të përdorura në Durrës mes lotësh: Na u dëmtua malli, duam dëmshpërblim!

Me lot në sy, rreth 70 tregtarë të tregut të rrobave të përdorura në Durrës po mbledhin në thasë gjithë mallin e tyre, i cili është dëmtuar rëndë nga përmbytja.
Humbjet për secilin tregtar janë të mëdha, duke arritur miliona lekë të vjetra, dhe disa prej tyre rrezikojnë falimentimin dhe shtimin e borxheve.
Për tregtarët, kjo është hera e dytë që ambienti i tyre përmbytet. Dëmi i parë ndodhi në shtator 2025, por këtë herë situata është më e rëndë: tregu, i cili ndodhet nën nivelin e rrugës, uji ka arritur deri në 1.5 metra lartësi, duke e bërë dëmin thuajse të pallogaritshëm.
Tregtarët apelojnë për ndihmë nga bashkia, duke kërkuar mbështetje për të përballuar humbjet e mëdha dhe për të rikuperuar aktivitetin e tyre.
Lexo edhe
SOCIALE
Mjerim ekstrem në Elbasan/ Shteti lë në mëshirë të fatit dy të moshuarit dhe djalin e sëmurë

Qeveria tallet me familjet e përmbytura, 5 mln euro dëmshpërblim për qindra milionë euro dëme

Rriten çmimet e cigareve

Ditët më të ftohta të vitit. Ja sa shkuan temperaturat

Kryepeshkopi Joan: Thirrja për t’i shërbyer Zotit dhe Shqipërisë ishte më e fortë se Amerika

Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2026

Të izoluar prej 4 ditësh, banorët e fshatit Bashaj hapin vetë rrugën me kazma e lopata

Shqipëria e papërgatitur për emergjencat/ Dështimi institucional ‘fundos’ vendin





