Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia
SOCIALE

“Heshtje totale nga Ministria e Kulturës”, Tare: Ku përfunduan 6.2 milionë eurot e BE-së për Bylisin?

P
Piranjat 4 December 2025, 19:47 · 2 min lexim
“Heshtje totale nga Ministria e Kulturës”, Tare: Ku

Studiuesi Auron Tare ka ngritur pikëpyetje mbi përdorimin e fondit prej 6.2 milionë eurosh të dhënë nga Bashkimi Europian në vitin 2018 për restaurimin dhe zhvillimin e Parkut Arkeologjik të Bylisit.

Ai thekson se, përkundër deklarimeve për transparencë, asnjë institucion shqiptar nuk ka dhënë llogari, ndërsa Ministria e Kulturës “hesht para abuzimeve dhe shkeljeve të hapura që shoqërojnë fondet e BE-së në sektorin e trashëgimisë”.

Studiuesi Auron Tare ka ngritur dyshime serioze mbi mënyrën se si është përdorur fondi prej 6.2 milionë eurosh i dhënë nga Bashkimi Europian në vitin 2018 për restaurimin dhe zhvillimin e Parkut Arkeologjik të Bylisit, një nga qytetet më të rëndësishme të trashëgimisë ilire në Shqipëri.

Sipas Tares, edhe pse kanë kaluar pothuajse shtatë vite nga miratimi i projektit, në terren nuk vërehet asnjë ndryshim i dukshëm, as ndërhyrje restauruese, as struktura të reja apo muzeale që justifikojnë shumën e investuar.

Ai kërkon sqarime zyrtare nga Delegacioni i BE-së në Tiranë dhe raport publik nga Ministria e Kulturës, për të treguar se ku kanë përfunduar paratë dhe cilat janë rezultatet konkrete të projektit.

“Është e papranueshme që pas kaq vitesh dhe me një shumë kaq të madhe, askush të mos dijë të thotë se çfarë është bërë në Bylis. Nuk ka transparencë, nuk ka raportim, nuk ka përgjegjësi. Qyteti antik është në të njëjtën gjendje, ndërsa fondet janë zhdukur pa gjurmë,”  shkruan Tare.

Ai shton se Ministria e Kulturës dhe institucionet përgjegjëse për trashëgiminë kanë zgjedhur të heshtin përballë abuzimeve dhe shkeljeve të hapura që shoqërojnë shpesh projektet me fondet e BE-së.

“Nuk mund të flitet për integrim europian kur fondet e Bashkimit Europian përdoren pa asnjë standard, pa mbikëqyrje dhe pa rezultat. Bylisi është një pasuri kombëtare dhe duhet trajtuar si i tillë, jo si një pretekst për tendera të errët dhe projekte në letër,” shkruan Tare.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.