Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Inflacioni frenoi në nëntor, por sërish mbetet mbi nivelin e shportës së konsumit

P
Piranjat22 December 2025, 11:28 · 4 min lexim
Inflacioni frenoi në nëntor, por sërish mbetet mbi nivelin e

Inflacioni bazë pësoi rënie në muajin nëntor, duke frenuar përkohësisht tendencën në rritje që kishte shfaqur gjatë vitit 2025.


Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni bazë zbriti në nivelin 2.98%, pasi në tetor kishte arritur nivelin më të lartë në pothuajse dy vjet, 3.13%. Megjithatë, inflacioni bazë ngelet në rritje vjetore, krahasuar me nivelin prej 2.34% të një viti më parë.

Gjithashtu, inflacioni bazë është dukshëm sipër nivelit zyrtar të inflacionit, i matur për të gjithë shportën e mallrave të konsumit.

Sipas INSTAT, inflacioni në nëntor ishte 2.1%, niveli më i ulët në tetë muajt e fundit. Por, vlerësohet se inflacioni i ulët për tërësinë e mallrave të konsumit po ndikohet kryesisht nga përbërësit e tij më të luhatshëm dhe sidomos nga mallrat e importit.

Inflacioni i ulët i importuar ndikohet pjesërisht edhe nga pozitat e forta të Lekut në kursin e këmbimit valutor. Leku ka vazhduar të forcohet ndaj Euros dhe valutave të tjera kryesore të tregtisë së jashtme edhe në 2025, ndonëse me ritme më të ngadalta krahasuar me vitet e mëparshme.

Ndërkohë, nënshporta që mat inflacionin bazë llogaritet mbi një grup produktesh dhe shërbimesh që përbëjnë 69.6% të totalit të shportës së Indeksit të Çmimeve të Konsumit.

Inflacioni bazë përjashton ato produkte që kanë luhatshmëri të lartë, si produktet ushqimore dhe ato energjetike dhe ka si qëllim kryesor ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga lëvizjet me natyrë më afatshkurtër.

Për këtë arsye, inflacioni bazë është një indikator i rëndësishëm për të kuptuar tendencat më afatgjata të çmimeve dhe ndaj monitorohet vazhdimisht nga Banka e Shqipërisë.

Paralelisht me inflacionin bazë, edhe inflacioni bazë neto për nëntorin pësoi rënie në 3.26%, nga 3.5% që kishte qenë për tetorin, por ngelet gjithashtu në rritje krahasuar me nivelin prej 2.22% të një viti më parë.

Inflacioni bazë neto përjashton më tej nga inflacioni edhe nëngrupet e ushqimeve të përpunuara (përfshirë bukën dhe drithërat) dhe matet mbi 44.6% të shoqërisë së IÇK-së.

Ndërkohë, inflacioni që përjashton të gjitha produktet ushqimore dhe energjetike për muajin nëntor ra në 3.12%, nga 3.36% që kishte qenë në muajin tetor.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e fundit të vitit 2025 vërejti se balanca e përgjithshme e presioneve afatmesme po afrohet gradualisht drejt objektivit të inflacionit të Bankës së Shqipërisë.

Inflacioni parashikohet të kthehet në objektivin prej 3%, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026.

Në mungesë të goditjeve të ofertës, Banka e Shqipërisë vlerëson se ky kthim do të mbështetet nga stabilizimi i çmimeve në tregjet ndërkombëtare, moderimi i mbiçmimit të Lekut dhe nga qëndrueshmëria e presioneve të brendshme, në pasqyrim të rritjes së shëndetshme të ekonomisë dhe pritjeve të ankoruara për inflacionin./ Monitor

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.