Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Janari i 'trishtuar', psikologët tregojnë pse muaji i parë i vitit na duket më i gjati

P
Piranjat15 January 2026, 08:17 · 2 min lexim
Janari i 'trishtuar', psikologët tregojnë pse muaji i

Edhe pse kalendari thotë që ka 31 ditë, janari na duket muaji më i gjatë i vitit.

Ky perceptim vjen për një sërë arsyesh, por më kryesorja është kontrasti i thellë me dhjetorin, ku pas një periudhe me festa dhe pushime, rikthimi në rutinë na vë përpara përgjegjësive dhe angazhimeve që duhen përmbushur.

Kjo sipas psikologes Muça, të krijon idenë e një kohe që ecën më ngadalë, çka ul dhe motivimin.

“Ne vijmë nga një periudhë festash dhe kemi një hormon kënaqësie ne maksimumin e vet.

Mos të harrojmë që gjatë muajit të festive kemi abuzuar me veten, kemi pritur orën tonë biologjike, rutinën e përditshme, kemi prishur gjumin, vaktet e të ngrënit dhe në momentin që kthehemi dhe hyjmë në muajin janar, kjo rutinë nuk është më.

Kemi më shumë detyra që i kemi ngarkuar vetes ndërkohë që këtu fillon pastaj dhe melankolia, fillon trishtimi dhe pasiguria që ndjemë tek vetja, dhe kjo në vetvete sjell lodhje tek individi.

Ka edhe një element që është shumë i dukshëm gjatë janarit, kemi më pak dritë, orë më të gjata në errësirë, që ndikon në organizëm tek individi, prandaj dhe ndjehemi më shumë të përgjumur”, u shpreh psikologia.

Shpenzimet e shumta gjatë dhjetorit ndikojnë edhe në muajin janar, duke e lënë buxhetin më të kufizuar, e duke rritur kështu stresin.

“Kur futemi në muajin janar ne e dimë që gjithmonë ka një vonesë në marrjen e rrogave në administratën shtetërore, dhe harxhimet që kemi bërë ndikojnë  patjetër në buxhetin tonë sepse në fund të ditës ne ecim me planifikime. Kjo shton stresin tek individi”, tha psikologia.

Kjo është një gjendje që prek një pjesë të madhe të njerëzve si në europë dhe më gjerë, ndaj dhe rekomandohet qëndrimi në diell dhe ecja në natyrë, për tu shplodhur dhe për tu furnizuar me energji.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.