Jo vetëm përmbytje, Bashkia Durrës tjetër alarm dhe u bën apel qytetarëve

Bashkia e Durrësit ka njoftuar se qyteti bregdetar pritet të përballet me erëra të forta gjatë orëve në vijim, bazuar në parashikimet meteorologjike.
Sipas njoftimit zyrtar të shpërndarë në rrjetet sociale, duke filluar nga ora 16:00 e ditës së sotme, era nga drejtimi jugor do të intensifikohet, duke arritur shpejtësi deri në 25 m/sek.
Autoritetet vendore u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal, duke ndjekur vazhdimisht njoftimet zyrtare për sigurinë e tyre dhe të familjarëve.
Njoftimi:
Sipas parashikimeve meteorologjike, qyteti ynë pritet të përballet me erëra të forta. Duke filluar nga ora 16:00 e ditës së sotme, era nga drejtimi jugor do të intensifikohet, duke arritur shpejtësi deri në 25 m/sek, situatë që do të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal. Ju lutemi ndiqni njoftimet zyrtare për sigurinë tuaj dhe të familjarëve.
Strukturat tona do të jenë në gatishmëri të plotë për çdo problematikë që mund të paraqitet.
Lexo edhe
SOCIALE
Pas Vlorës edhe Fieri prej ditësh pa ujë të pijshëm, banorët pa zgjidhje nga Ujësjellësi

Qiratë nuk e ndalojnë rritjen/ Dominojnë inflacionin e dhjetorit

Nga zjarret te përmbytjet: Si u përball Shqipëria me pasojat e ndryshimeve klimatike në 2025

Apel për ndihmë: Vogëlushja Meilin në intubim që prej lindjes, shpresa e vetme trajtimi jashtë vendit

Banorët e një lagjeje në Gjirokastër dy ditë pa energji elektrike (VIDEO)





