Kaos tek Onkologjiku/ Gazetari Stafa ngre alarmin: Dy akserelatorë jashtë funksionit, rreth 100 pacientë në ditë mbeten pa trajtim

Një situatë alarmante paraqitet sërish tek Onkologjiku, ku dy akceleratorë të radioterapisë janë jashtë funksionit prej tre ditësh, duke lënë pa trajtim rreth 100 pacientë në ditë.
Sipas denoncimit të gazetarit Osman Stafa gjendja ka dalë jashtë kontrollit.
Pacientët të gjendur tashmë në këtë situatë kanë thyer protokollet, gjë kjo me pasoja të rënda pasi rrezet nuk mund të bëhen 2 ditë po dhe 3 ditë jo.
Ky nuk është denoncimi i parë që vjen nga Onkologjiku, por qeveria nuk ka dhënë asnjëherë zgjidhje për qytetarët që luftojnë me jetën dhe kanë nevojë të marrin shërbime.
Postimi
Kaos tek Onkologjiku.
2 akserelatorët që bëjnë rrezet janë jashtë funksionit prej 3 ditësh. Rreth 100 pacientë shkojnë në ditë për të bërë rreze.
Një çmenduri e madhe po ndodh aty aktualisht.
Pacientët kanë thyer tashmë protokollet. Rrezet s'mund të bëhen 2 ditë po, 3 ditë jo, se nuk kanë efekt më.
Lexo edhe
SOCIALE
Janari i 'trishtuar', psikologët tregojnë pse muaji i parë i vitit na duket më i gjati

Drama e Durrësit, 5700 banesa e biznese u përmbytën. Pasojat janë shkatërrimtare

UNICEF jep shifrat alarmante: Mbi 100 fëmijë kanë humbur jetën në Gaza që nga fillimi i armëpushimit

AFP: Lumenjtë e mbushur me mbeturina në Shqipëri përkeqësojnë përmbytjet shkatërruese

Shqipëria thyen rekord, vendi i 5 në Europë për çmimin më të lartë të naftës





