Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro...
SOCIALE

Kempi nuk mbulon as një javë trajtim, buxheti lë sërish “jetimë” fëmijët me aftësi ndryshe

P
Piranjat12 December 2025, 18:46 · 3 min lexim
Kempi nuk mbulon as një javë trajtim, buxheti lë sërish

Buxheti për vitin 2026 u miratua, por prindërit e fëmijëve me aftësi ndryshe nuk do të rreshtin së kërkuari mbështetje financiare për fëmijët e tyre.


Kempi, e vetmja ndihmë që u jep sot shteti, varion nga 8 mijë deri 15 mijë lekë në muaj. Kjo shumë nuk mbulon as terapitë e një jave shumë të nevojshme për zhvillimin e fëmijëve, e veçanërisht atyre me spektrin autik.

Nënat tregojnë se vetëm një orë terapi në ditë kushton 3500 lekë, por fëmijët me spektër kanë nevojë për terapi të llojeve të ndryshme, çka e bën të pamundur të mbulohet nga familjet e tyre.

Ato i bëjnë thirrje kryeministrit dhe ministres së Shëndetësisë të rrisë financimet për famijljet e fëmijëve me aftësi të veçanta.

Prej 20 vitesh, Brixhida Muça dhimbjen dhe sfidën i ka pjesë të pandarë të jetës. Djali i saj vuan nga spektri autik, por dhe probleme të tjera shëndetësore. Ka gjetur forcën për të hapur një qendër ditore, ku me ndihmën e donatorëve privatë siguron terapi falas edhe për fëmijë të tjerë me autizëm. Duke ua njohur dhimbjen, veçanërisht nënave që kujdesën për fëmijët me aftësi ndryshe, Brixhida ka dalë me kërkesa konkrete ndaj qeverisë.

Madje, ajo i kujton kryeministrit se Shqipëria nuk mund të jetë anëtare e Bashkimit Europian pa shërbime dinjitoze ndaj personave me aftësi ndryshe, ashtu siç ofrohen në vendet e unionit.

Ndërkohë, pak ditë më parë edhe deputetja demokrate Jorida Tabaku ka propozuar në Kuvend një nismë ligjore ku synon që t’u njihet dhe paguhet si punë kujdesi i nënave për fëmijët me aftësi të veçanta.

Por, Bixhida dhe të gjitha nënat si ajo nuk e njohin optimizmin, i tremben të ardhmes së fëmijëve të tyre kur ato të mos jenë më në jetë. Deklarata e kësaj gruaje që autizmi ka zgjedhur ta sfidojë është sa trontitëse, aq dhe ulëritëse për shoqërinë dhe shtetin: “Unë vetë them, atë ditë që do vdes, atë ditë të vdesë dhe djali im. Kujt t’ia le? Nuk dua që vajza ime të kalojë sfidat e mia dhe vështirësitë financiare. Nuk dua të jetë barrë për askënd”.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.