Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia
SOCIALE

KLSH: 11 mijë të vdekur “morën” pension në Shqipëri

P
Piranjat27 November 2025, 18:52 · 2 min lexim
KLSH: 11 mijë të vdekur “morën” pension në

Kontrolli i Lartë i Shtetit nëpërmjet një raporti, thotë se 11,030 persona kanë përfituar të ardhura pas vdekjes. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, nga 11.030 raste, 232 raste, janë pa efekte financiare dhe  10,798 raste, janë me efekte financiare.

Nga këto 10,151 raste, janë arkëtuar deri më datë 31.12.2024, në shumën 100,158,608 lekë. Gjithashtu ka edhe raste kur përfituesi i pensionit e ka tërhequr vetë pensionin, por ka ndërruar jetë në po atë muaj. Në vitin 2024, në të gjithë territorin janë regjistruar 821 raste me problematika të tilla, duke shkaktuar një humbje financiare prej 36.9 milionë lekësh. Por, krahasuar me vitin 2023, ka pësuar nje ulje prej 1,171 rastesh me vlerë 157,697 lekë.  Nga Sektori i Kontrollit të Pagesave në ISSH, vazhdon kontrolli për rikthimin e fondeve të dëmtuara,

“Nga kontrolli i kryer nga Sektori i Kontrollit për rastet që kanë përfituar të ardhura pas vdekjes progresivisht, për periudhën Janar – Dhjetor 2024, është konstatuar një dëm financiar prej 11,030 raste me vlerë 114,885,368 lekë, (ku përfshihen të gjitha rastet e tërheqjes pas datës së vdekjes, gjithashtu edhe rastet kur përfituesi i pensionit e ka tërhequr vetë pensionin, por ka ndërruar jetë në po atë muaj.

Meqënëse pensioni është një pagesë që merret paradhënie, pjesa pas datës së vdekjes duhet mbajtur nga granti), të raportuar për të gjitha rajonet nga Gjendja Civile, ku krahasuar me vitin 2023, ka pësuar nje ulje prej 1,171 rastesh me vlerë 157,697 lekë. Nga Sektori i Kontrollit të Pagesave në ISSH, vazhdon kontrolli për rikthimin e fondeve të dëmtuara, por ende mbeten fonde të pa arkëtuara në vlerën 36,304,350 lekë të cilat kërkojnë vëmendje të shtuar, për t’u shlyer plotësisht”, thuhet në raport.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.