Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Kompensimi i shtetit për pagën minimale, sa një kafe në ditë për një fabrikë fason me 82 punonjës

P
Piranjat12 March 2026, 08:53 · 6 min lexim
Kompensimi i shtetit për pagën minimale, sa një kafe në

3 javë para nisjes së aplikimeve (aplikimet nisin më 1 prill), shoqata ProEksport Albania ngre shqetësimin se kompanitë e sektorit të manifakturës, pritet të kenë përfitime minimale, nga dhënia e kompensimit prej 16.7% për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

Pas vendimit për rritjen e pagës minimale, kompensimi prej 16.7% do të përfitohet nga punëdhënësit e sektorëve të prodhimit, për çdo punonjës që prej shtatorit 2025 është paguar me rrogë 40 mijë lekë.

Në shkallë vendi, paga minimale nga 1 janari 2026 u rrit me 10 mijë lekë, duke arritur në 50 mijë lekë. Sipas vendimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave, kompensimi do të llogaritet mbi diferencën e rritjes së pagës minimale, pra mbi 10 mijë lekë. Për një punonjës me pagë minimale punëdhënësi do të përfitojë kompensim në vlerën e 1,670 lekë.

Pas vendimit për rritjen e pagës minimale, zbatimi i skemës së kompensimit konsiderohet, si masë zbutëse për kostot e biznesit prodhues dhe eksportues.

Nga analizimi i listë pagesave të punonjësve në sektorin e manifakturës dhe fason sipas kryetarit të ProEksport Albania Edvin Prençe, kompensimi për rritjen e pagës minimale, do të rezultojë i paefektshëm për shkak të numrit të ulët të punonjësve me këtë nivel page që po rezultojnë në fabrikat fason.

Konkretisht, sipas tij, për një biznes fason me 82 punonjës, rimbursimi i shtetit po rezulton sa një kafe në ditë.

“Skema e fundit e kompensimit për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, në formën si është paraqitur, rezulton praktikisht pa efekt real për shumë biznese që paguajnë paga më të larta dhe kontribuojnë më shumë në ekonomi.

Nga shembuj konkretë që kemi marrë nga bizneset tona anëtare, një kompani me rreth 82 punonjës përfiton kompensim vetëm për dy prej tyre, pasi pjesa më e madhe e stafit paguhet mbi pragun e parashikuar. Në terma realë, kjo përkthehet në rreth 3,400 lekë kompensim në total, një shumë simbolike që praktikisht është sa një kafe në ditë për një biznes me dhjetëra punonjës.

Kjo skemë, në vend që të stimulojë formalitetin dhe rritjen e pagave, krijon një situatë paradoksale ku përfitojnë më shumë ata që paguajnë paga më të ulëta, ndërsa bizneset që kanë bërë përpjekje për të rritur pagat dhe për të respektuar plotësisht detyrimet fiskale, mbeten pothuajse jashtë çdo mbështetjeje”, pohon Prençe.

Ai thekson se “Shoqata ProEksport Albania, do të kërkojë një takim urgjent me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, për të diskutuar këtë situatë dhe për të propozuar mekanizma më të drejtë dhe efektivë, që realisht të mbështesin bizneset dhe punësimin formal”.

Me qëllim zbutjen e efekteve të rritjes së kostove përfaqësues të sektorit fason kërkuan që rimbursimi i rritjes së pagës minimale të zbatohet për 9 muaj për të gjitha nivelet e pagave në sektor, jo vetëm për pagat e ulëta.

Saimir Bidaj anëtar i shoqatës ProEksport Albania me herët në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë tha se diferenca mes pagës minimale të vjetër dhe asaj të re (40 mijë lekë në muajin dhjetor arriti në 50 mijë lekë në muajin janar 2026) sjell një rimbursim prej 16.7% për pronarët e fabrikave për këtë fashë pagash.

“Megjithatë, efekti konsiderohet i pamjaftueshëm. Rritja e pagës minimale pritet të rrisë gjithë hierarkinë e pagave (p.sh. nga 40–60 mijë lekë në 50–70 mijë lekë), duke shtuar kostot për të gjithë punonjësit. Kërkohet kompensim fiks për 9 muaj për të gjithë numrin e punonjësve”, pohoi ai më herët.

Sipas vendimit të miratuar nga qeveria, kompensimi financiar jepet në masën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore të punëdhënësit, 16.7%, llogaritur mbi diferencën e pagës së çdo punonjësi me pagë bruto, në fashën nga 40 000 lekë deri në 49 999 lekë në shtator 2025, me pagën 50 000 lekë. Kompensimi financiar jepet mbi shumën mesatare të fondit që do të përfitonte për punonjës, në rast mosreduktimi të numrit të punonjësve,

Kompensimi do të mbulojë këtë shtesë për periudhën janar–shtator 2026.

Aplikimet për kompensim do të kryhen nëpërmjet platformës e-Albania. Sipas vendimit, subjektet aplikojnë në mënyrë elektronike nëpërmjet portalit e-Albania, për periudhën që kërkojnë kompensim, duke filluar nga data 1 prill 2026 deri më 31 tetor 2026.

Kompensim 16.7% për kontributet pas rritjes së pagës minimale; Aplikimet hapen më 1 Prill

Skema për dhënien e kompensimit pas rritjes së pagës minimale u zbatua edhe në vitin 2022, me qëllim mbulimin e shtesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për punonjësit me pagë minimale.

Nga bizneset fason shpjegohet se në atë periudhë masa e zbatuar ishte më lehtësuese, pasi sektori kishte një numër më lartë të punësuarish me pagë minimale, por pas 3 vitesh pagat e punonjësve janë rritur dhe janë të paktë të punësuarit me pagë 40 mijë lekë për 2025. / Monitor

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.