Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Konsumi final i popullatës u rrit vetëm 2.7% në 2025, niveli më i ulët që nga pandemia

P
Piranjat26 March 2026, 14:08 · 3 min lexim
Konsumi final i popullatës u rrit vetëm 2.7% në 2025, niveli

Të dhënat e sotshme të INSTAT mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto treguan se konsumi final i popullatës u rrit me 2.77 për qind vitin e kaluar, niveli më i ulët i regjistruar që viti i pandemisë 2020 (shiko grafikun e mëposhtëm ).

Konsumi final i popullatës është i lidhur ngushtë  me zhvillimet demografike. Në 1 janar 2025 popullsia e vendit ra me 27 mijë persona ose -1.2% ne raport me vitin paraardhës, ndërsa grup-mosha e re 0-29 vjeç u tkurr me trefishin, -3.7 për qind. Tregtarët pohojnë se pakësimi i të rinjve ka ndikim të fortë të shitjet, pasi ata janë konsumator të mëdhenj të pijeve, brumërave, por edhe veshjeve, ndryshe nga moshat më të vjetra që kanë një strukturë krejt tjetër blerjeve.

Të dhënat mbi konsumin e familjeve kanë një lidhje të fortë edhe me faktorët demografike, po aq edhe me ciklet ekonomisë. Në periudhën e artë të rritjes 2000-2008 konsumi i popullatës u rrit shumë herë më tepër se ekonomia, i nxitur nga rritja e pagave, pensioneve dhe kredisë bankare. Popullsia e vendit ende ruante bazamentin e fortë të grup-moshat e reja të cilat janë sot janë pakicë në raport me popullsinë e përgjithshme.

Bashkë me rënien e popullsisë inflacioni i lartë i ushqimeve duket se po gërryen fuqinë blerëse. Ndonëse pagat mund të kenë pësuar rritje nominale, kostoja e jetesës, veçanërisht ushqimet dhe qiratë po përpijnë pjesën dërrmuese të buxhetit familjar, duke lënë pak hapësirë për konsum shtesë.

Ekonomia shqiptare ka vuajtur nga një lidhje e dobët e rritjes ekonomike me punësimin dhe rritjen e konsumit. Të dhënat historike tregojnë se ekonomia është rritur në vijimësi po punësimi shpesh ka pësuar rënie, teksa konsumi në vitet e fundit ka qenë më i ulët se sa rritja ekonomike.

Në frenimin e rritjes se konsumit ka ndikuar edhe kursi i këmbimit. Shumë familje shqiptare varen nga remitancat, paratë që dërgojnë emigrantët) ose punojnë në sektorë që paguhen në Euro. Me rënien e fortë të Euros përballë Lekut, këto familje kanë sot më pak fuqi blerëse se dy vite më parë. Edhe pse hyjnë shumë Euro nga turizmi, vlerësimi i Lekut ka bërë që ato Euro të blejnë më pak produkte në tregun vendas./Monitor

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.