Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët
SOCIALE

Korça me bilanc negativ me lindjet/ Raporti i INSTAT, në gjysmën e qarqeve ka më shumë vdekje

P
Piranjat16 November 2025, 12:58 · 2 min lexim
Korça me bilanc negativ me lindjet/ Raporti i INSTAT, në

Në raport me popullsinë, Shqipëria qëndron midis shpresës së lindjeve dhe realitetit të hidhur të rënies demografike. Tremujori i tretë i vitit 2025 nëpërmjet të dhënave të INSTAT paraqet një tablo të përzier.

Ndërsa në rang vendi raportohen 1 mijë e 347 lindje më shumë se vdekje, pesë qarqe vijojnë të përballen me një bilanc të zymtë, ku funeralet tejkalojnë numrin e të porsalindurve. Nga Vlora e Berati vijuar më tej me Shkodrën, Gjirokastrën e Korçën shtesa natyrore e popullsisë negative shënojnë një alarm të qartë demografik.

Korça mban vendin e parë për bilanc negativ me dyfish jetë të humbura më shumë sesa të sapoardhura konkretisht 487 vdekje dhe 271 lindje. Pas Korçës, Gjirokastra vijon të humbasë banorë. Vetëm 81 lindje kundrejt 166 vdekjeve, duke e bërë qarkun me fertilitetin më të ulët në vend. Në Dibër situata mbetet e rënduar: 247 lindje, por 203 vdekje, duke ruajtur trendin shumëvjeçar të largimit të të rinjve dhe plakjes së popullsisë.

Shkodra dhe Lezha mbyllin listën e pesë qarqeve me shtesë negative, ku vdekjet tejkalojnë lindjet, duke e zbehur edhe më tej hartën demografike të veriut. Në kontrast, 7 qarqe të tjera arrijnë ende të mbajnë ekuilibrin pozitiv por me ritme të ulëta, shpesh të pamjaftueshme për të mbuluar humbjet e zonave të tjera.

Kryeqyteti mbetet i vetmi motor demografik i vendit, me 2.509 lindje dhe 1.271 vdekje një shtesë natyrore prej 1.238 vetash, më e larta në të gjithë territorin. Tirana rritet, gjallërohet, zgjerohet; ndërsa periferia e saj administrative ndjek një ritëm tjetër, shumë më të ngadaltë.

Berati shënon rritjen më të madhe të lindjeve në përqindje, ndërsa Kukësi regjistron numrin më të ulët të vdekjeve në rang vendi. Të dy tregues që sinjalizojnë një stabilitet të brishtë, por të rëndësishëm. Ndërsa numrat flasin qartë, Shqipëria përballet me një sfidë të heshtur, po plaket më shpejt se po rritet.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.