KLP pranon kërkesën e ILD për caktimin e masës disiplinore ndaj prokurores së Korçës Anila Kalanxhi
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), ka njoftuar pranimin e kërkesës e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), ka njoftuar pranimin e kërkesës e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (...
Tre persona janë plagosur në Paris pas një sulmi me thikë të ndodhur pranë zonës Porte de Clichy. Të plagosur mbet&eum...
Ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen në mënyrë të pakontrolluar në Spanjë dhe Francë, mediat...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka deklaruar se mbështet në parim marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës pë...
Sipas kërkesës së depozituar nga deputetët e opozitës, marrëveshja për huanë prej 302 milionë dollarësh, e l...
Në një kërkesë drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, PS k&eum...
Aksidentet rrugore në vend u rritën në qershor, ndërsa numri i tyre në gjysmën e parë të vitit u zgjerua me 6.8% kraha...
Analisti Enton Abilekaj ka reaguar për marrëveshjen që pritet të shqyrtohet në Kuvend, duke paralajmëruar se miratimi i saj pa u...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore kombëtare është është shndërruar në një skandal...
Napoli ka siguruar fitoren e parë nën drejtimin e Massimiliano Allegrit. Në miqësoren e zhvilluar në Dimaro,...
Perceptimi mbi korrupsionin dhe integritetin akademik në arsimin e lartë publik mbetet në nivele alarmante edhe për vitin 2025. Të dhënat e bëra publike të martën nga organizata “Qëndresa Qytetare”, gjatë prezantimit të raportit të monitorimit të bazuar në anketime me 750 studentë nga tetë universitetet kryesore publike në vend, tregojnë se shumica dërrmuese e studentëve hasin korrupsion.
Gjetjet tregojnë një krizë besimi, ku 9 në 10 studentë të anketuar pranojnë ekzistencën e korrupsionit në auditorë. Kolindo Vjerdha, drejtues i kërkimit shkencor pranë Qëndresës Qytetare, solli në vëmendje se të dhënat e anketës mbështeteshin edhe nga rezultatet e hetimeve nga prokuroritë në vend.
“Sipas prokurorive, gjatë viteve 2021-2025 janë akuzuar për korrupsion 50 pedagogë të universiteteve publike”, tha Vjerdha, duke nënvizuar se statistikat zyrtare shkojnë paralelisht me dëshmitë e studentëve.
Raporti detajon format më të përhapura të abuzimit në universitetet shtetërore. Sipas studentëve, forma dominuese mbetet ryshfeti i drejtpërdrejtë, ose pagesa në këmbim të notës, e pohuar nga 46.6% e të anketuarve, detyrimi për blerjen e librave të pedagogëve i pohuar nga 22.6% dhe skema të tjera përfitimi. 7 për qind e të anketuarve thanë se u ishin kërkuar favore seksuale në këmbim të notës.
Studiuesit megjithatë vunë re se, pavarësisht përhapjes së gjerë të fenomenit, denoncimi mbetet i ulët. Të dhënat tregojnë se 43.87% e studentëve deklarojnë se rastet e korrupsionit nuk raportohen, ndërsa 27.47% shprehin hapur frikë për t’i denoncuar këto raste, duke dëshmuar mungesën e mekanizmave efikasë të mbrojtjes së sinjalizuesve brenda universiteteve.
Përveç korrupsionit financiar, raporti ngre shqetësimin e thellë për integritetin akademik. Një shifër domethënëse prej 69.84% e studentëve të anketuar në Universitetin e Tiranës e perceptojnë plagjiaturën si një fenomen të përhapur gjerësisht te pedagogët e tyre.
Migen Qiraxhi, nga Qëndresa Qytetare, theksoi nevojën për një ndërhyrje rrënjësore. “Ne përballemi me një sistem enorm keqfunksionimi. Do të duhet kontrolli i titujve të pedagogëve dhe plagjiaturave, si dhe një presion konstruktiv e pozitiv mbi të gjithë sistemin”, u shpreh Qiraxhi.
Një gjetje tjetër shqetësuese e raportit lidhet me atë që ekspertët e quajnë “riciklim” të figurave të dëbuara nga sistemi i drejtësisë. Ekspertët ngritën dyshime mbi mënyrën se si ish-gjyqtarë dhe prokurorë, të shkarkuar nga procesi i Vetingut për probleme me pasurinë apo integritetin, janë integruar në jetën akademike.
“Ish-magjistratët që nuk e kanë kaluar Vetingun gjejnë hapësira për t’u rikthyer në pozita që ndikojnë drejtpërdrejt në formimin e brezave të rinj të juristëve”, tha Vjerdha, duke shtuar se kjo praktikë ngre pikëpyetje serioze mbi etikën dhe modelet që u transmetohen profesionistëve të ardhshëm të drejtësisë.
Mungesë energjie dhe qindra banesa nën ujë, gjendja nga moti i keq në vend sipas Emergjencave Civile, deri në orën 15:00:Qarku D...
Një familje me pesë anëtarë në fshatin Dukagjin i Ri, Thumanë, është përballur me një situatë të r...
Për të ruajtur imazhin e mirë të shkollës qoftë kjo fillore, 9-vjeçare apo gjimnaz, oficerët e sigurisë nuk rapor...
Gjykata e Strasburgut ka pranuar të marrë në shqyrtim çështjen e studentëve të Mjekësisë, të cilët k&...
Dikur një nga zonat më të populluara dhe të frekuentuara në juglindje të vendit, sot qyteza e Leskovikut duket e braktisur. Edhe...
Në raport me popullsinë, Shqipëria qëndron midis shpresës së lindjeve dhe realitetit të hidhur të rënies demograf...
Në faqen ‘kalajalekursit.sarande’ në rrjetin social Instagram, lokali promovon ngjarje, darka panoramike dhe shërbime për turi...
T.R. punon natën prej vitesh, por mendjen e ka te babai i sëmurë, vetëm në shtëpi. Tek i moshuari me plakjen kanë ardhur edhe...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në Gjirokastër. Në kuadër të ditëve të shë...
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kritikuar qeverinë për të ashtuquajturën paqe fiskale që fshin rreth 507 mln € borxhe t&eu...